web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vlorë/Arrestohet 44-vjeçari për kanosje

29 Shtator 2016, 08:54, Aktualitet CNA

Policia e Vlorës ka prangosur në flagrancë, Vendim Durmishaj, pasi ka kanosur pronarin e një guroreje për motive të dobëta. Burime zyrtare nga policia, kanë bërë me dije se 44-vjeçari  është arrestuar pasi në bashkëpunim me disa nga të afërmit e tij, ka bllokuar rrugën që të çon pranë një pike të përpunimit të gurit “Gurore” në fshatin Lepenicë dhe ka kanosur pronarin e kësaj pike shtetasin Y.S, 53 vjeç, banues në Elbasan. Të njëjtat burime, tregojnë se gjatë prangosjes, Durmishaj, ka kundërshtuar punonjësit e policisë të cilët kanë ndërhyrë për hapjen e rrugës dhe për normalizimin e situatës. Materialet i kanë kaluar prokurorisë e cila do e hetojë 44-vjeçarin për tre vepra penale  “Kanosje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga