web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Parlamenti/ PD kërkon referendum për plehrat

29 Shtator 2016, 09:39, Aktualitet CNA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka kërkuar sot në seancën parlamentare që Kuvendi të fusë në shqyrtim kërkesën e këtij grupi për referendum popullor, për ligjin e mbetjeve. Ai kërkoi që ky propozim të hidhej sot në votim .

?Kjo kërkesë për referendum të futet dhe të votohet sot për ligjin e mbetjeve.  Pasi ky ligj, cënon interesin publik dhe rrezikon jetën e njerzve?, është shprehur, Paloka në seancë.  Shqetësimin për këtë ligj e ka shprehur edhe opinioni publik i cili e ka treguar më së mirë me mbledhjen e firmave për referendum. Sipas Palokës, Shoqëria Civile ka mbledhur 64 mijë firma për mos dekretimin e këtij ligji.

?Opinioni publik është kundër këtij ligji dhe këtë e tregon më së mirë mbledhja e 64 mijë firmave nga shoqëria civile?, tha Paloka. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga