“Vrasja e efektivit duhet të hetohet”/ Berisha akuza Hitës: Në vend të dorëheqjes kërkon të mbrojë karrigen e tij
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Në pjesën e dytë të triptikut tonë nuk do të vazhdojmë me ciftëzimin e Berishës dhe Nanos me plehërat, por do të trajtojmë në detaje një pjesë të gënjeshtrave dhe mashtrimeve të Kryeministrit Rama në apologjitë e tij për plehërat. Kryeministri i Atdheut tim shndërrimin nga luftëtar anti plehër në vitin 2013 në ashik plehërash në vitin 2016 ndër të tjera e justifikon me domosdoshmërinë e industrisë ricikluese shqiptare për të importuar mbetje (plehëra) europiane për të mbijetuar. Në disa raste kjo mund të jetë e vërtetë, por edhe kur është kështu si argumenton Kryeministri, pse duhet që shoqëria shqiptare të paguajë për plane biznesi të bëra keq të privatit?!
Do të ofrojmë dy shembuj domethënës, që provojnë se zhurma për importimin e mbeturinave (plehërave) me sebepin e mbijetesës së industrisë shqiptare të riciklimit shërben për të fshehur?.. Ish deputeti i PD-së z. Baltëza ndër të tjera edhe me kredi europiane ka ngitur në Durrës një fabrikë mjaft moderne për prodhime ambalazhesh kartoni. Kjo fabrikë ndër lëndët e para, që përpunon ka edhe letrën hedhurinë. Z. Baltëza në takim me Kryeministrin Rama për mbijetesën e biznesit të vet e quajti të domosdoshme importimin e mbeturinave të letrës nga BE-ja, sepse në Shqipëri nuk mblidhet mjaftueshëm letër hedhurinë për të plotësuar kapacitet e kësaj fabrike. Faktikisht po në territorin e Bashkisë së Durrësit ekziston një firmë në pronësi të ish deputetit të PS-së z. Xhihani, e cila eksporton në Indonezinë e largët letër hedhurinë të grumbulluar në Shqipëri. Normalisht bëhet pyetja si ka mundësi, që letra e grumbullar në qytetetet europiane, plus shpenzimet e transportit na qënkërka më e lirë sesa letra mbeturinë e grumbulluar kazanëve të plehrave në Shqipëri?! A ka mundësi, që indonezianët e blekan letrën mbeturinë shqiptare më shtrenjtë sesa do ta blejë z. Baltëza letrën mbeturinë europiane? A mos vallë punëtorët europianë në Paris, Milano, Frankfurt apo edhe në Vidin e Bukuresht janë krah më i lirë pune sesa jevgjit dhe arrixhinjtë shqiptarë, që përbëjnë shumicën dërrmuese të atyre hallexhinjve, që gërmojnë në kazanët e plehërave apo në venddepozitimet e mbeturinave?! Përsëri pyesim cfarë do ta bëjë ekonomikisht më të leverdishme importimin e letrës mbeturinë europiane sesa grumbullimin e asaj shqiptare, që eksportohet në Indonezi? Këtu fle edhe lepuri i dashurisë së papritur të Kryeministrit tim për plehërat! Po, po te ato gjërat e tjera, që do hynë në Shqipëri bashkë me mbeturinat-lëndë të para për industrinë ricikluese shqiptare, duket se e ka syrin Kryeministri ynë.
Gjatë vitit 2015 nga Shqipëria janë eksportuar drejt vendeve të ish Jugosllavisë sasi të konsiderueshme kanacesh alumini të presuara. Lind pyetja importuesit tanë të kanaceve europiane do t?i blejnë ato më lirë sesa ua shesim ne kanacet tona të aluminit serbosllavëve? Pse këta importues nuk ua blejnë këto kanace grumbulluesve shqiptarë? Pse vallë ata janë kail t?i blejnë këto kanace më shtrenjtë në Europë? Cfarë gjë tjetër do të ketë në mes të këtyre kanaceve të presuara, që do ta bëjë këtë biznes të leverdishëm nga pikëpamja ekonomike? Këtyre pyetjeve Kryeministri Rama natyrisht nuk u jep dot përgjigje, sepse fatmirësisht shumica dërrmuese e shqiptarëve ka shumëfish më tepër tru në kokë sesa Jolezëria e FRESH-it të Ramës dhe nuk janë dele të hanë barin kryeministror.
Rama dhe miti i doganave vigjilente e të pakorruptueshme
Një nga kryeargumentet e Kryeministrit tim për shndërrimin e tij nga luftëtar antiplehër në 2013 në ashik plehërash në 2016 ishte se doganat nuk janë më han pa porta si në kohën e Saliut. Në vitin 2016 doganat tona na qënkërkan të afta të kontrollojnë me siguri absolute cdo import mbeturinash, duke na siguruar kështu se nuk do na hyjë në Shqipëri asnjë mbetje, helm, plehër, burim radiacioni, materiale të ndotura me radioaktivitet etj. Në gjykimin tim katër geisha (pa llogaritur nën drejtoreshat) në tre vjet në dogana janë realisht tepër edhe për standartin copë-copë të Arnautistanit tonë të dashur. Kryeministri ka shpikur mitin e femrave, që apriori nuk na qenkan të korruptuara si burrat!! Realiteti i nxjerr automatikisht bojën kësaj shpikje të Kryeministrit tim. Një nga geishat e doganave, ish nën drejtoresh Blerta Kraja bashkë me dy Koka-Cibukët e saj për modernizimin e mëtejshëm të doganavëe blenë bicikleta për lëvizjen e doganierëve me vlerë 2 869 008 lekë të reja. Në vitin 2014 Kompania ?Behushi? do t?i modernizonte doganierët me bicikleta, kur ish drejtori i doganave në komunizëm, Kristaq Meleqi, që në vitin 1988 po punonte për t?i pajisur gradualisht degët doganore me motorcikleta MZ. Kuptohet bicikletat për të mbyllur disi skandalin ju kaluan policisë, që të shërbenin për një tjetër projekt propagandistik të ?Rilindjes,? atë të patrullimit të plazheve në verë me policë ciklistë. Geisha të tjera në dogana si psh. Spiropali, ndonëse kishin kryer shkollën e lartë në anglisht në Mbretërinë e Bashkuar, me paratë e doganës kishin kryer kurse on line për mësim anglishteje (Sic!). Kur këto femrat e Ramës vjedhin kaq paturpësisht e trashësisht (vjedhin edhe vendqëndrimet e bicikletave në drejtorinë e doganës!!!), vallë sa të ndershme do jenë këto farë virgjëreshash para ofertave të kriminelëvë shqiptarë, të kamorristëve apo të mbeturinave leceze të SCU-së puljeze? A beson realisht Kryeministri im se me hajdute dhe rrospije të tilla(për rrospillëk geisha-drejtoreshash pyesni prof. Cicerin) do të mund të kontrollojë se cfarë hyn në doganat shqiptare bashkë me lëndën e parë për industrinë tonë ricikluese?!
Gënjeshtra teknike të Kryeministrit
Në bisedë me ricikluesit shqiptarë Kryeministri nën presionin e opinionit publik e uli pazarin duke e kufizuar hë për hë futjen e këtyre ?lëndëve të para? për industrinë ricikluese vetëm në Doganën e Durrësit. Ai njëkohësisht garantoi audiencën servile, se doganat shqiptare në cdo pikë kanë aparatura radiometrike, pra plehërat radioaktive nuk hynë dot në Shqipëri. Kryeministri në këtë rast thjesht gënjeu. E sfidoj z. Rama që të urdhërojë geishat e doganave të botojnë listën e inventarit të këtyre pajisjeve për matjen e radiacionit. Theksoj se kjo listë nuk përbën informacion të klasifikuar. Nëse kjo listë botohet, atëhere mileti do ta kuptojë se aktualisht doganat shqiptare nuk disponojnë pajisje matëse radiometrike në cdo pikë doganore: nga Murriqani, në Bllatë nga Tre Urat në Qafë Botë.
Le të supozojmë për momentin se këto pajisje me të vërtet gjenden në cdo pikë doganore. A mund t?u zësh besë vartësve të Prof. Klosit se nuk do të korruptohen dhe nuk do t?i mbyllin veshët, kur matësi ?Geiger? të bëjë kërr-kërr? A mund t?i besohet vetë z. Klosi, që në vend të rrisë masat e sigurisë në ambjentet e ish Institutit të fizikës bërthamore në vartësii të tij, e ka mendjen të bredhë studio më studio e faqe gazete në faqe gazete duke treguar sa të vërteta aq edhe përralla anti Berishë apo anti Izet Haxhija. Për masat gjysmake të sigurisë në atë ish institut ja vlen një shkrim më vete, por mjafton të shikohet kjo video në linkun e mëposhtëm për të kuptuar se si mund të quhet se janë të mirëmbrojtura burimet e radiacionit apo mbetjet radiologjike në atë vend , kur policët kapërcejnë muret e gardhet për të vjelë kumbullat në kopshtin e institutit në fjalë!!! Linku: http://ëëë.panorama.com.al/video-dy-police-filmohen-duke-vjele-kumbulla-te-instituti-i-fizikes-berthamore/
Kryeministri në vend të mburret me gënjeshtra, nuk do bënte keq sikur t?i urdhëronte geishat e doganave, që t?i fusin një të kontrolluar detektorëve të radioaktivitetit te hyrja e Portit të Durrësit nga Ura e Dajlanit, nëse punojnë apo jo. E kam fjalën për detektorët e instaluar nga anglezët, që në kohën e Salës.
Normalisht në Portin e Durrësit krahas doganës ka edhe organe të tjera ligjzbatuese, por me një infiltrim kaq të madh të kriminelve dhe ?ish Jail birds? të burgjeve euorpiane në parlament dhe thuajse në cdo institucion të shtetit shqiptar cfarë garancie ka Kryeministri im, që kriminelët shqiptarë do të jenë po aq patriotë sa personazhi mafiozit sicilian i Komisar Katanit, që nuk pranonte ta shndërronte Sicilinë në varrezë mbetjesh radioaktive gjermanoperëndimore?
Italianët garantojnë ?virgjërinë? e doganave shqiptare
Kryeministri në apologjitë e tij për importimin e plehërave-lëndë të para ofroi edhe një gjysëm të vërtetë për rolin filtër të organeve ligjzbatuese italiane në mbrojtjen e Shqipërisë nga përmbytja me plehëra italiane. Fatmirësish disa herë këto dy vitet e fundit GDF-ja, doganat, karabinierët italianë kanë kapur në Brindizi e Bari kamionë me elektroshtëpiake, goma të vjetra apo edhe me fuci vajërash të djegura, që po tentonin të vinin në Shqipëri. Nga ana tjetër kemi edhe shembuj, kur filtrat italiane janë penetruar dhe të tilla mallra në formën e mbeturinave-lëndë të para fjala vjen për biznese turko-shqiptare kanë hyrë në Shqipëri. Kryeminsitri le t?i urdhërojë ?bletët punëtore? të doganave të kontrollojnë praktikën doganore për ngarkesën e anijes Michelle 1 (IMO 9516246) me flamur maltez të mbërritur në Durrës nga Gaeta në mesin e nëntorit 2015. Meqenëse tashëm doganat shqiptare janë binjakëzuar me ato italiane le tu kërkojnë ?binjakëve? italianë dokumente të tilla si ?Cargo Manifest?, ?Bill of Ladding?, ?Manifesto di Partenza? të anijes në fjalë e pastaj të krahasojnë shifrat e deklaruara në Doganën e Durrësit për ngarkesën e anijes me mbeturina-lëndë të para. Pasi të bëjnë krahasimet, do ta kuptojnë ?golin,? që ka ngrënë Dogana Durrës me këtë anije.
Italianët njerëz janë edhe korruptohen xhanëm! Kujtoj këtu, që, ndërsa Sigurimi në mesin e viteve 50 arriti të blejë një kapterr-shifrant në Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë italiane, malavita vlonjate bleu një goxha gjeneral brigade italian me toka ligatina andej nga Pishë Poro apo afër Zvërnecit. Kujtojmë këtu edhe futjen në kllapë të Dr. Anna Pogi-t shefes së Misionit Interforze në Tiranë me nja dy vogëlushë të shkretë shqiptarë, që i përkisnin një minorance etnolinguisitke, të birësuar uma-uma. Vargut të shembujve mund t?u shtojmë edhe Dr. Grillo-n po shefin e Misionit Interforze , me deklaratat e tija, ku përgënjeshtronte edhe komunikatën për shtyp të Policisë së Shtetit të Italisë për atë të bekuar avion ultra të lehtë ngarkuar me ?bar? shqiptar. Po ky Dr. Grillo bashkë me prefektin Panza gënjyen ditën për diell për pajisjen përgjuese se gjoja nuk e kishin shkelur protokoll marrëveshjen (Accordo d?Intesa) të viti 2007 për funksionimin e Misionit Interforze në Shqipëri. Dr. Grillo, pasi i doli boja në Shqipëri, shkoi për pushime në Itali në qershor 2016 dhe tani në fund të shtatorit ka harruar të kthehet i ngrati(Sic!). Të tillë italianëve Kryeminsitri ynë do tua besojë mbrojtjen e Shqipërisë nga plehërat përfshirë dhe ato të ndotura me radioaktivitet!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Hakmarrja e dialektikës
Diplomatët euro-atlantikë të Tiranës mund ta shohin si dicka thjesht shqiptare këtë punën e plehërave të Kryeminstrit tim. Fundi i fundit, nëse kryeministri i një vendi ballkanik do të importojë pisllëqe në vendin e vet me një dozë të vogël cinizmi diplomatët mund të shfajësohen: Po pastaj, mos u bë gjë qameti! Lavdi Zotit që në kohën e Gorbacovit bota na është shndërruar në një fshat global. Burime radiacioni, materiale të ndotura me radioaktivitet etj. të ardhura në Shqipëri nga Europa nën petkun e mbeturinave-lëndë të para për industrinë ricikluese shqiptare mund të kthehen në Europë në formën e një ?bombe të pistë? të ndërtuar nga operativët e Daesh-it në Shqipëri. Ky arësyetim i imi mund të duket në shikim të parë si ?far fetched?, por paraja në Shqipëri e con ujin përpjetë. Kufijtë ekstra porozë shqiptarë po ashtu e mundësojnë këtë hata potenciale. Mjafton një fraksion i parave të fituara nga ISIS-i me kontrabandimin e nja 300 ton cigareve të markave të falsifikuara ?Merhaba?, ?Partner? apo edhe ? Cleopatra?, për të bërë realitet këtë ?hamendje? apokaliptike sic shkruante Kryeministri im në një përgjigje të tij në Facebook ndaj shqetësimit tim. Diplomatët euro-atlantikë në Tiranë nuk duhet të qëndrojnë indiferentë apo edhe të fërkojnë barkun nga kënaqësia me marrëzinë e ligësinë e rradhës të Kryeminsitrit tim. Në një botë fshat global marrëzia e tahmaja për para e ?Kryeplakut? të fshatit me emrin Shqipëri mund tu shkaktojë gjëmën baonorëve të ?fshatrave? fqinje e jo vetëm! Është bash koha e duhur për të na ndihmuar ta ndalim Kryeminstrin Rama në marrëzinë e në tahmanë e vet. Na ndihmoni o aleatë të NATO-s, sepse është edhe në interesin tuaj jetësor./GJERGJ THANASI
Analisti Shpëtim Nazarko ka deklaruar sot se fabrikat e rici...
Heshtja e Klosit, ish-drejtuesit të shërbimit të fshehtë, dh...
Nga Avokati Altin GoxhajKUR DO TE NGREJE NJE KOMISION HETIMO...
Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Proku...
Universiteti i Tiranës ka bërë publik numrin e kuotave që ka...
Gazetari Artan Hoxha ne emisionin Opinion ne TVKlan dy dite ...
Sherin Khankan është aktiviste për çështjet mylimane në Dani...
Emisioni STOP ne TV Klan ka filmuar nje prokuror te korruptu...
Prononcimi i plotë i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzi...
Presidenti Bujar Nishani gjatë takimit me Presidentin e Kësh...
Partia Demokratike ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës Kushte...
Në Berat më datë 27.09.2016, filloi procedimi penal në gjend...
Policia e Beratit më datë 27.09.2016, nga Strukturat e Drejt...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës ar...
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha dhe Ministri i Drejtës...
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e cilëson Britanin e Mad...
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendor...
Policia e Fierit, vë në pranga 26 vjeçarin, Manol Cela, pasi...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta takoi sot Kryeministrin e Rep...
Policia e Krujës ka vënë në pranga një person të shpallur në...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...