web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Durrës/ Arrestohet 20 vjeçari me 3 qese kanabis

28 Shtator 2016, 14:34, Aktualitet CNA

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrolllin e territorit, automjeteve dhe personave mbi posedimin e ndonjë sendi të paligjshëm arrestuan në flagrancë shtetasin: Hysni Latifi 20 vjeç, banues në Durrës.

Në lagjen Nr.1, rreth orës 00:30, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Volsvagen, me targa AA 626 KG, me drejtues shtetasin E.F. 21 vjeç, banues në Durrës dhe pronar shtetasin Hysni Latifi, pasagjer, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës material 3 qese me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Latifi deklaroi se lënda narkotike ishte e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga