web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Blerja e seksit nuk duhet të jetë e ligjshme

28 Shtator 2016, 18:26, Aktualitet CNA

Ligjërimi i prostitucionit është një ide e keqe, një politikë e pamoralshme dhe një zgjidhje që prodhon vetëm probleme. Përpjekjet për të legalizuar prostitucionin bazohen në mitin e rremë se ai është një profesion pa viktima. Kjo thjesht nuk është e vërtetë. Biznesi i seksit është një industri e kobshme, që ushqehet nga fatkeqësia dhe prodhon viktima.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, FBI vlerëson se mbi 85 për qind e punonjësve të seksit janë viktima të mashtrimit, dhunës ose kërcënimit. Sipas raporteve zyrtare, prostitutat në shtëpitë publike legale përdhunohen të paktën një herë në javë.

Nuk ka asnjë provë se legalizimi i prostitucionit i jep fund shfrytëzimit njerëzor. Përkundrazi. Në vitin 2013, dy gazetarë amerikanë publikuan një nga dokumentarët më të plotë investigativë mbi prostitucionin të titulluar “Tricked”. Për tre vjet ata ndoqën nga pas lobistët, tutorët, prostitutat, transvestitët, homeseksualët, praktikisht këdo që punon në industrinë e seksit. Ajo që gjetën ishte se edhe në rastin e shtëpive publike legale, punonjësit e seksit shfrytëzohen nga tutorët. Në SHBA, prostitucioni është një biznes me vlerë 14 miliardë dollarë në vit. Pjesa dërrmuese e këtyre parave shkon për gangot dhe tutorët, ndërsa

Ligjërimi i prostitucionin nuk ul trafikimin. Përkundrazi. E ligjshmja tërheq të paligjshmen. Dekriminalizimi i prostitucionit është një nga shkaqet kryesore të trafikut njerëzor. Në Hollandë, vendi me ligjet më liberale për prostitucionin, komercializimi i seksit u ligjërua me argumentin për ti dhënë fund shfrytëzimit të grave të dëshpëruara emigrante. Por sot mbi 80 për qind e prostitutave në Hollandë janë të trafikuara pikërisht nga vendet e varfra, nga gangot dhe tutorët që nxjerrin prej tyre fitime marramendëse, të legalizuara në mënyrë të turpshme nga shoqëria.

Por pasoja më e rrezikshme e ligjërimit të prostitucionit është se ajo ekspozon fëmijët në industrinë e seksit. Lobistët në Hollandë premtuan se ligjërimi i prostitucionit do i jepte fund shfrytëzimit seksual të fëmijëve. Por në vetëm 5 vjet, pas legalizimit numri i fëmijëve të prostituar u rrit më gati 400 për qind, nga 4 mijë në 15 mijë fëmijë.

Nuk ka asgjë të mirë nga dekriminalizimi i tregtisë së seksit. Tashmë është provuar në të gjitha format se ligjërimi i prostitucionit nuk përmirëson shëndetin e prostitutave, nuk i mbron ato nga dhuna, nuk kufizon trafikimin dhe nuk i jep fund shfrytëzimit seksual të të miturve. Tashmë ka pafundësisht prova të pakundërshtueshme se të gjithë fenomenet e mësipërme përkeqësohen në shoqëritë ku prostitucioni është legal.

Blerja e seksit nuk duhet të jetë e ligjshme. Shitja e tij duhet dekurajuar. Të gjitha ata që lobojnë për legalizimin e institucionit duhet ta dinë se kjo është një politikë imorale, perverse dhe tmerrësisht e dëmshme. Për ata që insistojnë akoma do të mjaftonte vetëm një pyetje për t’u nxjerrë në pah hipokrizinë. Sa prej tyre që mbështesin legalizimin e prostitucionit do të donin të shihin të ekspozuar në vitrinat rrezëllitëse të dritave të kuqe, nënën, motrën, gruan apo të afërmet e tyre? Përgjigja është asnjëri.

Nuk ka asnjë argument llogjik apo moral që mbështet ligjërimin e prostitucionit. Asnjë. As ai i lirisë. Kjo pasi, mbi 95 për qind e femrave që prostituojnë nuk janë janë nën atë profesion me vullnetin e tyre të lirë, por përfundojnë prostituta për shkak të varfërisë ekstreme, fatkeqësive apo mashtrimeve. Do të jetë gjithmonë ashtu. Biznesi i seksit është një industri e ngritur mbi fatkeqësinë dhe mjerimin nga e cila përfitojnë vetëm tutorët, bandat dhe kriminelët.
Ligjërimi vetëm sa fut në biznes edhe qeverinë./ Klodian TOMORRRI





Lajmet e fundit nga