Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kandidatët për president Hillary Clinton dhe Donald Trump u përballën të hënën mbrëma në debatin e parë mes tyre, ndërkohë që janë mbërthyer në një garë të fortë për Shtëpinë e Bardhë.
Zoti Trump kritikoi zonjën Clinton se për 30 vjet nuk kishte bërë asgjë për krijimin e vendeve të punës. “Sekretare, ju nuk keni një plan”, tha zoti Trump.
“Donaldi jeton në botën e tij,” u përgjigj zonja Clinton.
I pyetur se përse nuk deklaron taksat, Donald Trump tha se ai do t’i publikojë ato kur zonja Clinton të publikojë të 33,000 emailat që janë fshirë.
Zonja Clinton pranoi se kishte bërë gabim për çështjen e serverit privat dhe se nëse do t’i jepej një shans tjetër do të vepronte ndryshe.
Sulmet kibernetike ishin një temë për të cilën u debatua. Zonja Clinton kritikoi rivalin Trump për lavdërimet ndaj Presidentit rus, Vladimir Putin, dhe ndaj sugjerimit të tij që Rusia të piratojë qeverinë amerikane.
Kandidatët folën për grupin Shteti Islamik. “Jam i tëri për NATO-n, por ajo duhet të fokusohet te terrorizmi,” tha zoti Trump, i cili shtoi se NATO-ja duhet të dërgojë trupa në Lindjen e Mesme për të çrrënjosur ISIS-in.
Zonja Clinton tha se NATO-ja po e lufton terrorizmin, dërgoi trupa në Afganistan pikërisht për të luftuar terrorizmin.
Ajo kritikoi zotin Trump për çështjen e armëve bërthamore, që ajo tha se ai i trajton me shkujdesje. Qëndrimi i tij për armët bërthamore është thellësisht tronditës, – tha zonja Clinton. Ajo tha se SHBA do t’i respektojë marrëveshjet me aleatët.
Trump u përgjigj: Armët bërthamore janë kërcënimi më i madh ndaj vendit tonë.
Ai foli për çështjen e gjykimit dhe temperamentit që duhet të kenë kandidatët. “Unë kam gjykim shumë më të mirë se sa ajo dhe një temperament shumë më të mirë. Temperamenti im është arma ime më e fortë,” tha zoti Trump.
Zoti Trump kritikoi ashpër marrëveshjen me Iranin. Është marrëveshja më e keqe që është bërë ndonjëherë në histori, tha ai.
Rivalja Clinton kundërshtoi. Ajo e quajti marrëveshjen me Iranin të suksesshme.
Clinton: Cila do të ishte alternativa e zotit Trump në këtë rast?
Trump: Për të qenë president duhet të kesh forcë dhe ajo nuk e ka këtë forcë.
Clinton: Ju flisni për forcë ndërkohë që unë kam vizituar dhe negociuar me kaq shumë vende.
Trump: Ju keni shumë përvojë, por një përvojë të keqe.
Kandidati Trump tha se zonja Clinton ka shpenzuar qindra miliona dollarë për reklama kundër meje dhe kjo nuk është e ndershme.
Zonja Clinton tha se do ta mbështeste rezultatin e zgjedhjeve. Dikush do të fitojë e dikush jo, tha ajo.
Zoti Trump tha se qëllimi i tij është që Amerika të bëhet përsëri madhështore. “Nëse ajo fiton, unë absolutisht do ta mbështes rezultatin”, tha ai.
Njëqind milionë njerëz mendohet se e ndoqën debatin në Universitetin Hofstra në afërsi të Nju Jorkut. Kjo është audienca më e madhe ndonjëherë që ndjek një debat presidencial në SHBA.
Është hera e parë që amerikanët panë dy kandidatët ballë për ballë në të njëjtin podium. Sondazhet politike i jepnin zonjës Clinton një avantazh të lehtë para debatit, më pas fitues rezultoi Trump
Clinton dhe Trump tashmë i kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre mbi shumë çështje jetike, duke përfshirë ekonominë, emigracionin, ushtrinë dhe terrorizmin, prandaj debati kishte të bënte më tepër me çështjet e temperamentit, besueshmërisë dhe shkallën e pëlqimit të votuesve për secilin kandidat.
Gruaja dhe fëmijët e zotit Trump ishin në sallë, po ashtu edhe ish-Presidenti Bill Clinton dhe vajza e çiftit Clinton, Chelsea.
Debati ndahej në gjashtë segmente 15-minutëshe. Temat kryesore ishin tre: Drejtimi i Amerikës, arritja e begatisë dhe siguria e Amerikës.
Nga tre debatet presidenciale, debati i parë është tradicionalisht më i ndjekuri, dhe zhvillohet në një moment kritik, thotë Matthew Dallek i Universitetit ?George Washington?. ?Tashmë rezultatet janë shumë më të barabarta se ç?pritej, kështu që debati ka peshë më të madhe për të dy kandidatët?, thotë ai.
Debatet televizive presidenciale filluan në vitin 1960, me një debat ndërmjet Richard Nixon dhe John Kennedy. Që nga ajo kohë, debatet televizive kanë ndikuar në disa gara presidenciale. ?Në një vit normal, debatet janë mënyra e vetme për ta ndryshuar garën pas mbarimit të konventave të partive. Është momenti kur numri më i madh i njerëzve ndjekin garën nëpërmjet mediave,? thotë profesori për qeverisjen në Universitetin ?George Mason?, Jeremy Mayer.
Mundësi dhe rreziqe
Të dy konkurrentët vuajnë prej një mospëlqimi të lartë nga votuesit dhe debatet ofrojnë mundësi të reja, por edhe rreziqe. Zoti Meyer thotë se ?debati mund t?u ofrojë kandidatëve një shans të dytë për të krijuar një tjetër përshtypje, ose për të çimentuar përshtypjen negative?.
Gjatë viteve të fundit, debatet presidenciale nuk kanë patur ndikimin e zgjedhjeve të mëparshme. Profesori Wayne thotë se: ?Mund të na kujtohen dy debate të rëndësishme në historinë amerikane: debati i vitit 1960, ndërmjet demokratit John Kennedy dhe republikanit Richard Nixon; si dhe ai i vitit 1976, ndërmjet republikanit Gerald Ford dhe demokratit Jimmy Carter. Në të dyja këto debate u bënë gabime dhe paraqitjet nuk ishin të duhurat, duke ndikuar për rrjedhojë në rezultatin e zgjedhjeve.?
Do të ketë gjithsej tre debate presidenciale, si dhe një përballje ndërmjet dy kandidatëve për zëvendëspresident, demokratit Tim Kaine dhe republikanit Mike Pence.
Pjesë nga intervista me Ekrem Bardhën, filantrop, biznesmen ...
Presidenti i Republikës Bujar Nishani në një intervistë për ...
Policia e Durrësit ka arrestuar 2 persona pasi iu gjet kokai...
Sipas raportit të policisë së Lezhës vrasja ndodhi në vendin...
Një 27-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Torovicë të Lezh...
...
Do i jepni prioritet absolut sot jetës tuaj ne çift dhe do b...
Këtë jave duhet te bëni shume kujdes nga ndikimi pervers i N...
Gazetari Investigativ Artan Hoxha, deklaron në studion e emi...
Gazetari investigativ i News 24, Artan Hoxha tha në emisioni...
“Mbeturinat toksike zhduken në Shqipëri”, është titulli i ar...
Me siguri që të gjithë e keni parë filmin shqiptar “Lulëkuqe...
Analisti Kastriot Myftaraj në një koment te tij thekson se a...
Deputjetja demokrate, ish-Ministre e Integrimit, Majlinda Br...
Kolegia ime Elona Meço, ngre disa pyetje, që dhe unë i kam r...
Sot ne mbremje rreth orës 19:00 në fshatin Mali Kolaj në Ve...
Ermal Mamaqi te shtunen ka startuar Xing ne Klan, emisionin ...
Nuk të duhet fare të njohësh apo lexosh praktikat më të përp...
Meqenese argumenti kryesor dhe i vetem i qeverise per ligjin...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Shkodër...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...