Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nuk të duhet fare të njohësh apo lexosh praktikat më të përparuara bashkëkohore në botë për riciklimin e mbetjeve që të refuzosh sot Edi Ramën. Nuk ka madje as nevojë ta kesh dëgjuar se c’ka thënë ai në 2011-ën, por sidomos pas dy vjetësh, kur u ngjit në kolltukun e lartë të kryeministrit, që të ndjesh se si të shpon hundët duhma e një politike, e cila duhet flakur në koshin e plehrave të kohës.
Nuk të duhet fare ta njohësh historinë e largët dhe të re të industrisë së përpunimit të mbetjeve në Shqipëri dhe as të kesh qenë patjetër aktivist i vëmendshëm i shoqërisë civile në temat e mbrojtjes së mjedisit, për të kuptuar se sa poshtë ka rënë kjo qeveri.
Mjafton të ndjekësh fushatën dëshpëruese të Edi Ramës në ditët që pasuan miratimin e ligjit aq shumë të debatuar në parlament dhe e ke të lehtë për të kuptuar se kjo qeveri po përpiqet me duar e me këmbë të fshehë një krim.
Është rasti i parë në Shqipëri, por ndoshta edhe në botë, që një kryeministër humbet më shumë kohë dhe energji, jo përpara, por pasi e ka marrë një vendim. Aq sa po të kesh qenë këto pesë ditë jashtë shtetit dhe të mos i kesh ndjekur zhvillimet në vend, duke parë fushatën e cuditshme të Edi Ramës, mund të mendosh me të drejtë se ligji ende nuk ka kaluar në parlament. Aq të shpeshta janë daljet e tij dhe aq i madh përqëndrimi.
Dhe pyetja është se cfarë e zgjoi kryeministrin nga arroganca e zakonshme, saqë po i lë të gjitha punët e po merret me sqarimin nga e para të ligjit për plehrat, ndonëse ai tanimë i përket të shkuarës? Si mund të kthehet mbrapsht nga rruga e vet një strateg i madh, që shikon vetëm nga e ardhmja, me devizën “qentë le të lehin, karvani shkon përpara”?
A thua se i ka mbetur ndonjë merak i vogël se mos është keqkuptuar apo se nuk ka pasur kohë sa duhet për t’u shpjeguar publikisht. Ai vetë, por ndoshta edhe Eduard Shalësi, i cili të kujton “dashurinë në kohërat e kolerës”, pasi po pretendon të marrë një dekoratë, kur mbi qeverinë po qëllohet pa mëshirë dhe nga të gjitha anët me domate, vezë dhe me mbeturina të tjera.
Përgjigja është e thjeshtë, tek Edi Rama është rizgjuar makthi i reagimit qytetar për armët kimike dhe orteku që mund të shkaktojë tek një popull i rezoltuar, hapja e një vrime të vogël në digën e zemërimit. Dhe për këtë nuk ka pritur domosdoshmërisht që ta shohë emrin e vet të shkruar me gërma të mëdha në disa kazanë plehrash, por e ka ndjerë shumë më thellë se aq, në të gjithë qenien e vet politike.
Ndaj edhe këto ditë po bëhemi dëshmitarë të një fushate unikale në Shqipëri dhe më gjerë, kur qeveria dhe kryeministri po përpiqen ta bindin popullin, jo përpara, por pasi e kanë marrë një vendim sensitiv kundër tij.
Është njësoj si të vijosh premtimet elektorale, pasi kanë mbaruar zgjedhjet. Është e sigurt që të zënë me gurë dhe me domate, po ta bësh. Kam frikë se kështu do të ndodhë edhe me Edi Ramën.
Meqenese argumenti kryesor dhe i vetem i qeverise per ligjin...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Shkodër...
Nga Avokati Altin GoxhajDrejtperdrejt asnje lidhje! Indirekt...
Tani e ardhmja e Shqiperise eshte me e “sigurt”. Eduard Ndoc...
Deutsche Welle ka depozituar padinë pranë Gjykatës Civile në...
Fiks Fare i është rikthyer mbrëmjen e së hënës korrupsionit ...
Mbrëmja e sotshme mund të shndërrohet në një moment përcaktu...
Këngëtarja Zanfina Ismaili, ka postuar në Instagram një foto...
Luana Vjollca si rrallëherë, tani nuk ka postuar një foto se...
Masakra ne pyje nuk ndalet. Qeveria ka deklaruar moratorium,...
“Prokurori i Përgjithshëm i Republikës është kërcënuar direk...
Policia e Tiranës arrestoi sot shtetasit Astrit Meda, 58 vj...
Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate për media...
Kërcënimi ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ...
Policia e Tiranës, ka vënë në pranga shtetasin Agron Çaushi...
Sheshi Skënderbej nuk do jetë thjesht një pllakë betoni përp...
Reforma në drejtësi dhe lufta kundër trafiqeve të drogës, kr...
Shtyhet votimi i paketës së ligjeve për reformën në drejtësi...
Vazhdojnë ndryshimet në institucione të rëndësishme të admin...
Ish-kryeministri Sali Berisha ne nje postim ne rrjetet socia...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...