web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rilindja”, të vret natën të qan ditën!

27 Shtator 2016, 08:43, Aktualitet CNA

Të vras natën e të qaj ditën! Homazhet dhe flamurët pas vdekjes nuk mungojnë, por ajo që dhemb, përtej vdekjes është mbrojtja e familjarëve të policëve.

Dje një punonjës policie u shoqërua në banesën e fundit, pas një akti tragjik ndodhur dy ditë më parë. Në krye të detyrës ai u aksidentua për vdekje. Një ngjarje tragjike që më pas u shoqërua më një ceremoni dhe mesazh nga Saimir Tahiri.

Ministri i Brendshëm tha dje se ?do të marrë masa të rrepta për dënimin e aksidenteve të policëve në rrugë duke i quajtur ato ?vrasje rrugore?.  Tahiri foli për efektivin e policisë, pasi ai humbi jetën, por nuk kërkoi ndjesë dhe nuk foli për faktin se bashkëshortja e viktimës pak kohë më parë ishte hedhur në rrugë nga kolegia e tij Lindita Nikolla.nikolla-tahiri

Tahiri nuk foli dhe nuk tregoi se Argita bashkëshortja e efektivit të policisë, që humbi jetën në krye të detyrës ishte pushuar nga puna si mesuese në Thumanë, atje ku ata jetonin.

Tahiri nuk tregoi se prej disa kohësh familja e Ervinit do jetonte vetëm me rrogën e tij si polic, tani bashkëshortja dhe fëmija i tij nuk kanë asnjë të ardhur. Nikolla dhe Tahiri e hodhën në rrugë.

Argita Haxhiu kohë më parë u pushua nga puna si mësuese në Thumanë të Krujës, ku edhe banonte dhe jetonte familjarisht vetëm me një rrogë.

Ajo u flak në rrugë nga kjo qeveri, nga tavolina ku qëndron Rama, Nikolla dhe Tahiri, i cili qan policët e vrarë ditën, por më pas ju ka ?qëlluar? me plumb natën, ai apo Nikolla nuk ka shumë rëndësi, njësoj janë, ata janë ?Rilindja?.

Ajo dje u flak në rrugë nga ky shtet, dje kur sa për sy e faqe u nderua me ngushëllime, por askush nuk dha një ngushëllim të vërtetë, për një jetë të sigurtë në të ardhmen, askush nuk kërkoi ndjesë apo të premtonte rikthimin në punë për të vejën e Ervin Haxhiut.

Sajmir Tahiri dhe Lindita Nikolla janë ministra të një qeverie që ulen bashkë në një tavolinë me kryeministrin Edi Rama, ?Kapon e Rilindjes?, që kujdeset për policët dhe familjarët e tyre pas vdekjes, sesa janë gjallë i hedh në rrugë të madhe. /Citynews.al

 

 





Lajmet e fundit nga