web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Biznesi gjerman/ 128 milion euro investime në Shqipëri

27 Shtator 2016, 09:49, Aktualitet CNA

Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Gjermano-Shqiptar tha se numri i bizneseve që operojnë në Shqipëri vazhdon të rritet. Lidhur me këtë Ekonomi tha se situata makroekonomike në Shqipëri ka një përmirësim të ndjeshëm dhe kjo të jep besim.

?Numri i bizneseve që operojnë në Shqipëri vazhdon të rritet. Situata makroekonomike në Shqipëri ka një përmirësim të ndjeshëm dhe kjo të jep besim. Shumë reforma janë krijuar në Shqipëri për të rritur klimën e mirë të biznesit. Bashkëpunimi me Gjermaninë është një bashkëpunim shumë i rëndësishëm dhe zë një vend të rëndësishëm në bërjen e Shqipërisë vend anëtar në BE? tha Ekonomi.

Ministrja e Ekonomisë ndër të tjera theksoi: ?Gjermanët kanë dhënë kontribut të madh në investimet në Shqipëri. Janë 128 milion euro të investuara nga biznesi gjerman në Shqipëri.? /Citynews.al





Lajmet e fundit nga