web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndalohet trafikanti i kokainës në kufi

17 Shtator 2016, 10:45, Aktualitet CNA

Tentoi të trafikonte kokainë, nga kufiri i gjelbër, arrestohet në flagrancë nga Policia poseduesi i lëndës.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Isen Murtishi, 34 vjeç, banues në Strugë-Maqedoni.

Shtetasi i mësipërm, u konstatua nga ana e  Policisë Kufitare, gjatë patrullimit të kufirit të gjelbër, në dalje të Republikës së Shqipërisë, tek vendi i quajtur “Pusi” në afërsi të kufirit Maqedonas.

Gjatë kontrollit të ushtruar, nga ana e Policisë, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale, në një qese plasmasi 92, 5 gr lëndë e dyshuar si narkotike e llojit  Kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale:?Trafikimi i Narkotikëve, ngelur në tentativë?, parashikuar nga neni 283/a e 22 i Kodit Penal. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga