Rama për protestat: Në bulevard edhe turistë të shtirur, lëpijnë e pickojnë tubuesit e sinqertë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protesta...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protesta...
Shefi i DGSI (Direction Generale de la Securite Interieure), Kundërzbulimit Francez, Patrick Calvar u tmerrua kur mësoi se qeveria franceze kishte pranuar që në mbledhjen e përvitshme të MEK (udhëheqjes politike të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit Iranian), që do të mbahej në 9 korrik të këtij viti, pra një ditë para ndeshjes finale të Europianit të futbollit që luhej në Francë, të merrte pjesë për herë të parë një i dërguar i Arabisë Saudite. Madje një person me profil shumë të lartë.
Franca gjendej në mes të një vale terrorizmi islamik dhe Europiani i futbollit që po luhej atje shihej si një rrethanë e parapëlqyer për atentate. MEK ka si synim të shpallur që të përmbysë regjimin në fuqi në një shtet të madh islamik, në Iran, çka i bën njerëzit e MEK aleatë ose së paku klientë të Arabisë Saudite, për shkak të rivalitetit që kjo e fundit ka në regjionin e Lindjes së Mesme me Iranin. Gjithsesi, ndonëse Arabia Saudite është tashmë prej disa vitesh sponsori kryesor i MEK, sauditët janë kujdesur që të mos dalin publikisht në këtë rol. Aq më pak në një tubim të udhëheqjes politike të MEK që është strehuar në Francë.
Kjo për arsye se në marrëdhëniet ndërkombëtare ka një praktikë që, kur një shtet, në këtë rast Franca, strehon një organizatë politiko-ushtarake, në këtë rast MEK, e cila është kliente e një shteti tjetër, në këtë rast e Arabisë Saudite, dhe që të dy, organizata dhe shteti patron, kanë në shënjestër një shtet të tretë, në ktë rast Irani, atëherë ky shtet ka të drejtë të ndërmarrë aksione të armatosura në territorin e shtetit strehues (Francës), që nga pikëpamja e shtetit të tretë(Iranit), janë aksione antiterroriste.
Për këtë arsye autoritetet franceze, në vitet tetëdhjetë ia dorëzuan Iranit udhëheqësin e MEK, Massoud Rajavi, i cili kishte marrë strehim politik në Francë. Për liderin e MEK atëherë u tha se ai u zhduk në mënyrë të mistershme. Misteri ishte se Franca u kërcënua nga Irani me një valë sulmesh terroriste kamikaze, prandaj për të shmangur këtë shërbimet e fshehta franceze ia dorëzuan Massoud Rajavin homologëve iranianë.
Pjesëmarrja e të dërguarit saudit në mbledhjen vjetore të udhëheqjes politike të MEK në Francë u mbajt sekret deri në momentin kur ai u shfaq në sallë. I dërguari saudit është një person shumë interesant. Ai është Sheiku Turki Bin Faisal Al Saud, anëtar i familjes mbretërore saudite. Turki Bin Faisal, siç njihet shkurt, ka qenë shefi i shërbimit të fshehtë saudit për 24 vite, nga 1977 në 2001. Më pas ai ka qenë ambasador i Arabisë Saudite në SHBA, posti më i rëndësishëm ambasadorial i mbretërisë saudite. Qartësisht, Sheiku Turki Bin Faisal Al Saud është njeriu i ngarkuar nga shteti saudit për të qenë kujdestari dhe patroni saudit i MEK.
Mbledhja e MEK e vitit 2016 në Paris tregoi se Arabia Saudite tashmë ushtron kontroll absolut mbi MEK. I dërguari saudit në mbledhje, Turki Bin Faisal i lejoi vetes të bënte atë që për njerëzit e MEK është anatemë e vërtetë, të shpallte vdekjen e liderit të MEK, Massud Rajavi, i zhdukur që prej 30 vitesh. Në fillim të mbledhjes, gruaja e liderit të zhdukur, dhe mëkëmbësja e tij në krye të MEK Maryam Rajavi tha fjalët e zakonshme për burrin e saj: ?Zoti e ruajtë luanin tonë që vigjëlon gjithmonë për ne!? dhe duke thënë këto fjalë tregoi fotografinë e tij që sundonte sallën. Kështu që mund të imagjinohet lehtë sesi ranë mbi të ftuarit fjalët e të dërguarit saudit që shpalli vdekjen e liderit të MEK. Fakti që askush nuk reagoi, madje as vetë Zonja Rajavi, tregon se tashmë sauditët kanë kontroll absolut mbi MEK. Synimi i parë i sauditëve është që në krye të MEK të vijë një burrë në vend të Zonjës Rajavi. Kjo e fundit rri në krye të MEK për shkak se është gruaja e liderit, si mëkëmbëse e tij. Sheiku Turki Bin Faisal Al Saud e bëri të ditur qartë qëndrimin e shtetit saudit ndaj Zonjës Rajavi kur nuk pranoi të përshëndetej me të dhe as të fotografohej me të. Kjo ka të bëjë me qëndrimin që kanë sauditët ndaj femrave në fakt, jo personalisht me Zonjën Rajavi.
Shpallja publike e kontrollit saudit mbi MEK në një mbledhje të mbajtur në Paris, është një poshtërim i madh për një vend që e mban veten për fuqi të madhe, si Franca. Kur një shtet, në këtë rast Franca, i cili ka strehuar udhëheqjen politike të një lëvizjeje ilegale subversive, e cila ka si program të shpallur përmbysjen e regjimit në fuqi në një shtet tjetër (Irani) shikon se kjo lëvizje është vënë nën patronatin e një shteti (Arabia Saudite) kundërshtar me shtetin (Irani) kundër të cilit vepron kjo lëvizje, atëherë shteti strehues, në këtë rast Franca, iu kërkon të strehuarve prej tij që të largohen për në shtetin e tretë, klientë të të cilit janë bërë, domethënë në Arabinë Saudite, pasi shteti strehues nuk dëshiron të vuajë pasojat e konfliktit mes dy shteteve të tjerë.
Prandaj shërbimet e fshehta franceze, si DGSI (siguria e brendshme-kundërspiunazhi), ashtu edhe DGSE (siguria e jashtme-zbulimi) e kanë këshilluar me ngulm qeverinë franceze që ta dëbojë nga territori francez udhëheqjen politike të MEK. Në kohën kur Franca gjendet në mes të një vale terrorizmi islamik, prania e udhëheqjes politike të MEK në territorin francez, është shkak i mjaftueshëm që vendi t? u ekspozohet atentateve terroriste islamike të organizuara nga shërbimet e fshehta iraniane. Qeveria franceze në këtë rast nuk do të ishte aspak në rrethanën kur do të mund t? i shpjegonte popullit francez se përse ka rrezikuar sigurinë e tij duke strehuar një organizatë subversive që përdoret nga Arabia Saudite kundër Iranit.
Prandaj qeveria franceze ka paralajmëruar jopublikisht udhëheqjen politike të MEK se duhet të largohet nga Franca. Normalisht, udhëheqja politike e MEK dhe krejt organizata e moxhahedinëve të popullit iranian, pas shpalljes së kontrollit saudit mbi të, duhet të shkojë të strehohet në Arabinë Saudite. Por Arabia Sauditë nuk do ta bëjë një gjë të tillë. Sauditëve iu vjen më për mbarë që ta përdorin MEK duke mos qenë anëtarët e organizatës në territorin saudit. Strehimi i MEK në territorin saudit do të ishte baras me shpalljen e luftës nga ana e Arabisë Saudite ndaj Iranit.
Kështu që vendi më i mundshëm ku do të strehohet udhëheqja politike e MEK mbetet vendi i cili strehoi krahun ushtarak të organizatës MEK, të ashtuquajturit muxhahedinët e popullit iranian, pra Shqipëria. Qëkurse kanë nisur të vinë anëtarët e MEK në Shqipëri, në Ambasadën Saudite është shtuar numri i oficerëve të shërbimeve të fshehta saudite. Njerëzit e MEK në Shqipëri dhe ?diplomatët? sauditë në Tiranë janë në kontakte të shpeshta. MEK në Shqipëri është praktikisht nën kontrollin e ambasadës saudite në Tiranë.
Nëse Shqipëria strehon edhe udhëheqjen politike të MEK pasi ka pranuar të strehojë krahun ushtarak të organizatës, atëherë vendi jonë i ekspozohet një rreziku shumë të madh, pasi sfidon një shtet të madh, me traditë të madhe të operacioneve të fshehta nëpër botë, të llojit të atentateve terroriste. Nëse Shqipëria pëson goditje të tilla, vendi jonë nuk do të jetë në pozitë të favorshme për të akuzuar Iranin, sepse një vend që ka pranuar të strehojë një organizatë politiko-ushtarake ilegale, e cila ka si qëllim të shpallur përmbysjen me dhunë të regjimit në fuqi në një shtet tjetër, e ka humbur të drejtën për të thirrur në ndihmë ligjet ndërkombëtare.
Një denoncim i shpërndarë në faqen e Nismës Thurje tregon rr...
Vetëm disa minuta pas intervistës së Kryeparlamentarit Ilir ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër mesazh...
Gjashtë turistë janë goditur ditën e sotme nga rrufeja në Di...
Administratorja e kopshtit të palicensuar “Diren”, Anjeza Sh...
Donika mbërrin herët në mëngjes në shëtitoren në bregdet, ku...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar të jenë dëgjuar në S...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë variantin e tij të konsensusi...
Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksident...
Demokratët hapën kuvendin e tyre kombëtar të hënën në Filade...
Për 6 ditë, Pogradeci do të shndërrohet në kryeqendër të fil...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka ndërprerë pushimet dhe...
Ecim një rrugë të vështirë me baltë, drejt rrugës kryesore t...
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta është shprehur se gjatë jet...
inistrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, i t...
Niveli i ndotjes së ajrit në të gjithë Shqipërinë është ulur...
Kryeparlamentari Ilir Meta është shprehur i gatshëm që të sh...
ë ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për peri...
Kryeministri Edi Rama duket se ka qenë i vetmi lider shqipta...
Një profesor shqiptar me banim në Turqi është arrestuar mbrë...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...