Pogradeci “kryeqyteti” i filmit Ballkanik
Për 6 ditë, Pogradeci do të shndërrohet në kryeqendër të fil...
Demokratët hapën kuvendin e tyre kombëtar të hënën në Filadelfia në klimën e rizgjimit të tensioneve mes përkrahësve të kandidates së pritshme Hillary Clinton dhe ish-rivalit Bernie Sanders. Për këtë arsye, demokratët prisnin me padurim mbrëmjen e djeshme.
Tema e të gjitha fjalimeve ishte nevoja për një qëndrim të bashkuar dhe për mbështetjen e zonjës Clinton. Te kjo temë u përqendrua senatori Sanders, i cili u prit me brohorima. Dhe Zonja e Parë Michelle Obama, entuziazmoi gjithë sallën.
Në mbrëmje, Bernie Sanders u shfaq në skenë mes duartrokitjeve entuziaste dhe të zgjatura, ndërsa doli për të marrë fjalën në natën e parë të Kuvendit Kombëtar të Demokratëve.
Zoti Sanders falenderoi përkrahësit e tij që filluan një lëvizje politike.
“Shpresoj që të ndjeheni krenarë për arritjet historike që kemi realizuar?.
Ndërsa shumë nga simpatizantët e tij janë të zemëruar nga emailet mes zyrtarëve të Partisë Demokrate, që tregonin se ata favorizonin Hillary Clintonin, zoti Sanders u përpoq të qetësonte përçarjet. Ai u bëri thirrje përkrahësve të tij të mbështesnin kandidaten e pritshme Clinton.
“Unë kam shërbyer me të në Senat dhe e di që është një mbrojtëse e fuqishme e të drejtave të fëmijëve, grave dhe personave me aftësi të kufizuara. Hillary Clinton do të jetë një presidente e shkëlqyer dhe unë jam krenar që të jem sot përkrah saj?.
Zemërimi mes përkrahësve të zotit Sanders ishte i dukshëm jashtë qendrës Wells Fargo, ku qindra demonstrues u konfrontuan nga policia, duke sjellë si rezultat disa arrestime.
Përkrahësja e zotit Sanders Lisa LeVally Evans ende vazhdon të jetë e indinjuar nga emailed.
“Edhe media është e përfshirë. Gjithkush ka gisht. Na thoshin se ishim të çmendur. Po tani kush janë të çmendur.?
Por delegati Richard Cassidy nga Vermonti që ka mbështetur zotin Sanders tha se demokratët do të bashkohen për shkak të republikanit Donald Trump.
“Mendon se do të jetë vetëm një grup shumë i vogël i përkrahësve të zotit Trump që nuk do të votojnë për Hillary Clintonin, sepse alternativa tjetër është e papranueshme?.
Zonja e Parë Michelle Obama, ishte folesja që i entuziazmoi më shumë të pranishmit të cilëve u bëri thirrje që të mbështesnin zonjën Clinton.
“Mos lejoni askënd t?ju thotë se ky vend nuk është i mrekullueshëm, se na duhet t?i rikthejmë madhështinë. Sepse sot, ky është vendi më i mrekullueshëm në botë.”
Senatorja e Masaçusetsit, Elizabeth Warren, në fjalimin e saj kritikoi ashpër republikanin Donald Trump.
“Kur ne luftojmë njëri-tjetrin, njerëz si Donald Trump mund të kërkojnë më shumë ulje taksash për veten e tyre dhe ne nuk do të kemi kurrë para të mjaftueshme për të mbështetur shkollat tona apo për të rindërtuar autostradat apo për të investuar në të ardhmen e fëmijëve tanë?.
Ndërkohë, zoti Trump dhe kandidati i tij për nënpresident, Mike Pence vazhduan fiushatën me takime në Virginia.
Duket se delegatët i kanë pranuar thirrjet e zotit Sanders për ta mbështetur zonjën Clinton në vend të Donald Trumpit në zgjedhjet e nëntorit. Por në një protestë jashtë sallës së kuvendit, qindra mbështetës të zotit Sanders zhvilluan një demonstratë që mund të merrej gabimisht edhe si një protestë anti-Hillary. Kur mbetet vetëm një ditë para se kuvendi të emërojë zyrtarisht Hillari Clinton, shumë mbështetës të zotit Sanders ende nuk janë gati për të përqafuar këtë mundësi. Në një SMS menjëherë pasi filloi kuvendi, zoti Sanders u kërkoi mbështetësve “si mirësjellje personale për mua të mos angazhoheni në asnjë lloj proteste më kuvend.” Dhe zyrtarët e Komitetit Kombëtar Demokratik ofruan një “ndjesë të thellë? për emailat. Pra efekti do të shihet në ditët në vazhdim e ndoshta edhe deri në zgjedhje./VOA
Për 6 ditë, Pogradeci do të shndërrohet në kryeqendër të fil...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka ndërprerë pushimet dhe...
Ecim një rrugë të vështirë me baltë, drejt rrugës kryesore t...
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta është shprehur se gjatë jet...
inistrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, i t...
Niveli i ndotjes së ajrit në të gjithë Shqipërinë është ulur...
Kryeparlamentari Ilir Meta është shprehur i gatshëm që të sh...
ë ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për peri...
Kryeministri Edi Rama duket se ka qenë i vetmi lider shqipta...
Një profesor shqiptar me banim në Turqi është arrestuar mbrë...
Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se po ushtr...
Jemi në gjendje lufte, nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të lu...
Për më shumë se 30 vjet, tanku M1 Abrams është shtylla kryes...
Furra e bukës Klas po lulëzon prej tregtisë me BE-në – një n...
Për japonezët është një çështje respekti dhe higjiene: në sh...
Kuvendi miratoi më 22 Korrik, në një seancë maratonë, ndrysh...
Kush do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Rio dhe kush jo? ...
Koço Kokëdhima është përpjekur të sqarojë sot përmes gazetës...
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kundërshtitë e opozit...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...