web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Miratimi i Reformës/ Lu përgëzon parlamentin për konsensusin e arritur nën trysni

21 Korrik 2016, 23:01, Aktualitet CNA

Ambasadori i SHBA Donald Lu e ka konsideruar fitore për popullin shqiptar miratimin e Reformës në Drejtësi.

Përmes një deklarate të shpërndarë nga Ambasada amerikane, Lu përgëzon parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe.

Deklarata e Ambasadorit të SHBA Donald Lu

Miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar. Përkushtimi juaj e ka bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më demokratik. Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe. Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete të reforme fortë dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë jetëgjatë, e cila tani është shumë më e fortë.





Lajmet e fundit nga