Zbulohet sms-ja/ Rama njoftoi bazën e socialistëve të dilte në protestë
Një mesazh ka mberritur ditën e djeshme tek strukturat drejt...
Senatori Ted Cruz refuzoi të mbështesë mbrëmë kandidatin republikan për president, Donald Trump në kuvendin e partisë, duke shkaktuar thirrje të zemëruara mes mbështetësve të zotit Trump dhe duke krijuar plasaritje në fasadën e unitetit të partisë që ishte ndërtuar me shumë kujdes në prag të Kuvendit në Klivlend.
Delegati republikan Ken Cuccinelli i tha Agjencisë së lajmeve Reuters se kishte shoqëruar bashkëshorten e zotit Cruz, Heidi, jashtë sallës së Kuvendit për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë së saj.
Zoti Cruz, i cili e përfundoi i dyti garën e emërimit brenda partisë dhe shumë larg zotit Trump, nuk u shpreh mbrëmë në mbështetje të zotit Trump dhe e përmendi atë vetëm një herë, duke shkaktuar thirrje të zemëruara dhe duke bërë që pjesmarrësit në Kuvend të thërrisnin në kor: “Duam Trumpin.”
Kandidatët Trump dhe Cruz patën debate të hidhura gjatë fushatës, të cilat u kthyen disa herë në sulme mjaft personale.
Cruz e filloi fjalimin duke thënë: “Dua të përgëzoj Donald Trumpin, i cili mbrëmë fitoi emërimin.”
Më pas ai u bëri thirrje votuesve me fjalët: ?Do t?ju lutesha të mos qëndronit në shtëpi në nëntor, por ngrihuni në këmbë, flisni dhe votoni sipas ndërgjegjes suaj; votoni për kandidatët që doni, ata që ju besoni se mbrojnë liritë tona dhe i qëndrojnë besnikë Kushtetutës.?
Zoti Trump, i cili do të përfaqësojë partinë në zgjedhjet e 8 nëntorit kundër kandidates së pritshme demokrate, Hillary Clinton, hyri në sallën e Kuvendit kur fjalimi i zotit Cruz ishte duke përfunduar. Ai i duartrokiti fjalët e zotit Cruz, duke zhvendosur njëkohësisht vemendjen e njerëzve larg ish-rivalit të tij.
Gjatë fushatës për emërimin e partisë, zoti Trump përdori fjalë fyese ndaj pamjes së jashtme të bashkëshortes së zotit Cruz dhe la të kuptohej se babai i zotit Cruz ishte me vrasësin e Presidentit John F. Kennedy para se të ndodhte vrasja në Dallas në vitin 1963.
Në një fjalim pak çaste pasi Cruz kishte përfunduar fjalimin, ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich e mori në mbrojtje senatorin.
“Mendoj se ju e keqkuptuat një paragraf të Ted Cruzit, i cili është orator i shkëlqyer. Ted Cruz tha se ju mund të votoni sipas ndërgjegjes suaj për këdo që do të mbështesë Kushtetutën. Në këto zgjedhje, ka vetëm një kandidat i cili do të mbështesë Kushtetutën”, tha zoti Gingrich.
“I vetmi kandidat i mundshëm këtë vjeshtë është dyshja presidenciale republikane Trump-Pence”, tha zoti Gingrich.
Një tjetër rival i zotit Trump, i mposhtur në garën për emërimin e partisë, senatori Marco Rubio nga Florida, foli në Kuvend nëpërmjet videosatelitit. Ai e vlerësoi zotin Trump për angazhimet e tij në ruajtjen e sigurisë kombëtare, uljen e taksave dhe emërimin e gjykatësve konservatorë në Gjykatën e Lartë.
“Koha për të luftuar njëri-tjetrin ka mbaruar. Është koha për të luftuar për një drejtim të ri për Amerikën. Është koha për të fituar në nëntor”, tha zoti Rubio.
Drama e mbrëmshme nuk e pengoi kandidatin e zotit Trump për zëvendëspresident, Guvernatorin e shtetit Indiana, Mike Pence, të pritej në Kuvend me entuziazëm. Duke pranuar emërimin, zoti Pence e përshkroi kandidatin Trump si një mik të shtresës punëtore që ka punuar me këmbëngulje në botën e biznesit. “Ai është njeri i cili i kthen fjalët në punë në një lojë që zakonisht është e rezervuar për ata që flasin”, tha zoti Pence.
Një mesazh ka mberritur ditën e djeshme tek strukturat drejt...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka konfirmuar lajmin e p...
Gazetari Tedi Blushi ka shprehur “dëshirën” që deputetët e p...
Gazetari dhe moderatori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu...
Një “i fortë” i ri ka dalë në Tiranë dhe iu ve gjoba biznese...
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur se Kryepar...
1. Avokati e rrethoi parlamentin me 200 mije veta naten ne e...
Lajmi i mirë për të gjithë Shqiptarët është që reforma më e ...
nalisti Fatos Lubonja komenton për edicionin qendror të lajm...
Marrëveshja është dashur mbi 8 orë për t’u arritur dhe ka ni...
Maturë? Studime për shkenca juridike? Të gjitha të shpikura....
Akademiku Artan Fuga e ka konsideruar dramë faktin se Televi...
Deputeti i PS-së Erion Braçe deklaron se e ardhmja e koalici...
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi është shprehur se nuk ka a...
Kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale, Donald Trum...
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se Reforma në D...
Fethullah Gylen është i ulur në një dhomë të vogël pritjeje ...
Seanca parlamentare do të mblidhet mbrëmjen e sotme në orën ...
Një qendër shumë e fuqishme globale panatlantikase, në linjë...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka detyruar zonja punonjëse të Ba...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...