web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Libri që po trondit Serbinë

21 Korrik 2016, 21:46, Aktualitet CNA

Në Zemun të Serbisë, ka mjaftuar një libër që të hapet një debat i madh mes nxënësve dhe profesorëve, por edhe në mesin e shumë qytetarëve. Një ish-nxënëse e shkollës së teknikës në Zemun, Tamara Marinkoviç ka shkruar një roman me titullin ?Trofeu?, në të cilin flitet për raportet intime mes nxënëses me emrin Natasha dhe profesorit të saj.

Shkrimi i romanit me përshkrime deri në detaje të shkollës dhe të qytetit, e kanë bërë atë të jetë autentik dhe personazhet në roman të korrespondojnë me nxënës, që prindërit e tyre i kanë identifikuar. ?Edhe pse në libër janë me emra të tjerë, të gjithë e dimë se kush janë personazhët e vërtetë?, ka thënë një banor i zonës.

Problemi më i mprehtë ka qenë përshkrimi i profesorëve, që janë përfshirë në afera seksuale me nxënësen, Natashën. Ngjarjet e përshkruara janë të vërteta dhe për publikimin e librit janë vënë në dijeni edhe psikologët e shkollës.





Lajmet e fundit nga