web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kultivoi 2276 rrënjë kanabis/ Arrestohet 37-vjeçari

10 Mars 2016, 14:06, Kronika CNA

Një shtetas 37-vjeçari nga Mirdita, i shpallur në kërkim për kultivimin e 2276 bimëve narkotike “Cannabis sativa”. (Ngjarje e ndodhur në muajin Shtator të vitit 2015), është arrestuar sot nga policia e Sarancës.

Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi, Luftar Beci, 37 vjeç, lindur në fshatin Shëngjergj – Mirditë dhe banues në fshatin Shëndëlli ? Sarandë, u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë banesës së tij.

Më datë 08.09.2015, në vendin e quajtur “Beqiraj” në fshatin Kuzhnen – Mirditë, Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë konstatuar 1 parcelë, brenda së cilës ishin të mbjella rreth 2276 rrënjë, me bimë narkotike të llojit “Cannabis sativa”, të cilat rezultonin të kultivuara nga shtetasi i lartpërmendur.

Më datë 10.12.2015, kundrejt shtetasit të ndaluar: Luftar Beci, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.





Lajmet e fundit nga