web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Clooney: Oscari po lëviz në drejtim të gabuar

21 Janar 2016, 11:50, Lifestyle CNA

Aktori amerikan, George Clooney, fitues i Oscarit, ka akuzuar Akademinë e Çmimeve se ?po lëviz në drejtim të gabuar?.

Për të dytin vit me radhë, asnjë aktor me ngjyrë ose pjesëtar i pakicave nuk është nominuar në katergorinë e aktorit ose aktores më të mirë.

?Nëse shikoni prapa, 10 vjet më parë, Akadamia ka bërë punë më të mirë?, ka thënë Clooney.

Edhe aktorja e filmit ?Star Wars?, Lupita Nyong?o, ka thënë se ?është e zhgënjyer me mungesën e shumëllojshmërisë? në nominime.

Nyong?o, aktore me ngjyrë, ka fituar çmimin Oscar si aktorja më e mirë mbështetëse në filmin ?12 Years a Slave? në vitin 2014.

Të 6,3000 anëtarët e Akadamisë, të gjithë njerëz nga industria e filmit, votojnë për të nominuarit për Oscar çdo vit.

Presidentja e Akademisë së Çmimeve Oscar, Cheryl Boone Isaacs, është zotuar se do të rishikojë anëtarët e akademisë, pasi shumë yje janë zotuar se do të bojkotijnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve, që do të mbahet më 28 shkurt.





Lajmet e fundit nga