Bizneset e kreut të PD-së në Korçë/ Ja subjekti i dytë i Andrea Manos
Pas kompanisë së parë, ku citynews publikoi të gjitha të dhë...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi tha sot nga foltorja e Kuvendit se parlamenti shqiptar është më i shëmtuari në botë. Blushi foli lidhur me ligjin e dekriminalizimin. Ai tha se dekriminalizmi është i paplotë, për sa kohë nuk do të pastrohen partitë nga persona me precedentë penalë.
Fjalimi i Ben Blushit
Për fat të keq jemi sot parlamenti më i shëmtuar në Europë, që pranon se këtu ka kriminelë. Realisht do të doja të mos isha futur në këtë parlament dhe nuk do doja që ky kuvend të votonte një ligj kundër vetes. Por njerëz me të shkuar kriminale na detyruan ne të vijmë në këtë ditë dhe ata do të votojnë kundër vetes. Nëse nuk do të ishte për presionin ndërkombëtar, ky ligj nuk do të votohej as sot.
Kush i futi në parlament, për çfarë arsyesh? Na duhet të kërkojmë një ndjesë, se ata ju imponuan me forcë partive tona dhe kjo damkë nuk do t’i ndahet këtij kuvendi për shumë dekada. Përgjegjësia nuk është kolektive, por vetëm personale e atyre që i sollën në kuvend, i lyen me buzëkuq, i bënë make-up politik për të na detyruar ta pranojmë këtë shëmti si normë politike.
Duke u bërë deputetë, funksionarë publik që paguhen me taksa këta u kthyen në model për shoqërinë, të jesh i fortë i paprekshëm. Një modë që rrezikon të na infektojë si shoqëri dhe më shumë se ne, rrezikon të rinjtë që po ikin nga Shqipëria. Ne i themi të rinjve të Shqipërisë mos përdorni mendjen, por muskujt, vrisni, vidhni, trafikoni, përdorni drogë, se kjo është mënyra më efikase për të marrë një post publik dhe ndoshta edhe për të ardhur në parlament. Kemi krijuar një model të cilin sot do ta ndëshkojmë me votë. Çdo parti përveçse të drejtojë duhet të ketë rol edukativ, pedagogjik, ajo ndërton modele. Të bësh karrierë e të vish këtu ku jemi ne kemi deformuar këtë model.
Ky ligj do vazhdojë të jetë i paplotë dhe i pazbatueshëm për sa kohë që burimet e kësaj shëmtie nuk ka gjasa të rregullohen. S’mund të pretendosh që një lum të jetë i pastër kur përrenjtë janë pis. Partitë tona janë përrenjtë e këtij parlamenti. Nuk është shoqëria, nuk është Shqipëria, por partitë politike që furnizojnë parlamentin sot. Përsa kohë nuk janë demokratike, nuk votohen, nuk zgjedhin dhe nuk zgjidhen, mbushen me parregullsi, sigurisht këtu do të vijnë të fortit, se partitë nuk janë fare demokratike. Me votën e njerëzve të thjeshtë të inkriminuarit nuk mund të vinin këtu. Ata janë emëruar, me votë s’do kishin mundur të vinin
Edhe unë jam pjesë e një partie të tillë, që ka 3-4 vjet as voton as zgjedh njeri, fut njerëz me listë, pa listë, të pandehur, të dënuar, të pandershëm, me vendim gjykatë, sepse në partinë time nuk ka votim, nuk respektohet asnjë rregull dhe kjo është kosto për Shqipërinë. Në partitë tona po ndodh nëse ke para hynë, nëse nuk mëson të japin një punë, nëse ke dhunuar dikë fiton, nëse ke nder humb, nëse rreh atë që mendon ndryshe nga ty je i paparë. këto janë partitë tona politike.
Në këtë parlament ka më shumë armë sesa libra për fat të keq, nuk ka më shumë ekonomistë por spekulantë, nuk ka juristë po ka me shumicë të burgosur, nuk ka inxhinierë por ka njerëz që kanë bërë ndërtime pa leje. Kjo do të vazhdojë për sa kohë partitë tona të jenë demokratike. Partitë tona kanë marrë peng Shqipërinë duke kriminalizuar kuvendin.
Ka shumë vjet që unë e kam bërë dallimin xixëllonjë dhe dritë. Ka deputetë që pa pikë arsye e kanë kthyer në alibi mbrojtje atë që ka ndodhur, e kanë kthyer në argumentin që ne i ftuam banditët se donin të rrëzonin banditët e tjerë. Unë e përçmoj, e refuzoj, se të thuash ftuam banditët për të rrëzuar banditët e tjerë është racist, ky i heq shqiptarëve mundësinë se nuk kanë aftësinë të rrëzojnë banditët pa u bërë palë me banditët.
Xixëllonjat që rrinë te balli i Partisë ku është ndryshimi me dritën. Fëmijët e fshatrave kur duan të gjejnë derën e banjës vënë xixëllonjë në ballë, por kjo nuk është dritë. Xixëllonja të ndihmosh banjën, ndrita ndriçon popullin
Pas kompanisë së parë, ku citynews publikoi të gjitha të dhë...
Këngëtari Sherif Merdani ka hapur “petët e lakrorit” mbrëmje...
Ditën e djeshme, në Komisionin e Sigurisë pati një përplasje...
Edhe sot, ish-të përndjekurit politik kanë protestuar përbal...
Policia e Lushnjës ka asgjësuar me mijëra rrënjë kanabis. As...
Ambasadorja e Republikës Çeke në Shqipëri, Bronislava Tomaso...
Deputeti i PD-së, Igli Cara ka postuar në faqen e tij në Fb,...
Edhe sot, ish-të përndjekurit politik kanë protestuar përbal...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, deklaroi nga ...
Trendi i ri sapo ka filluar. Ai është e ngjashëm me Ice Buck...
Me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë, Sekretari i Shte...
Kandidati për kreun e FRPD Ervin Salianji, rezulton të ketë ...
Presidenti amerikan, Barack Obama ka uruar presidentin shqip...
Britania do të lejojë një të burgosur shqiptar të qendrojë n...
Aktori i njohur shqiptar, Julian Deda, ka denoncuar Bashkinë...
Gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve të projektbuxhetit ...
Shërbimi Informativ Shtetëror ka raportuar dje në Komisionin...
1789 – Një ditë kombëtare Falenderimesh shpallet në Shtetet ...
...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...