web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali i Ministrisë së Jashtme, fton Izraelin në Ligën Arabe, përjashton Palestinën

23 Shtator 2015, 10:42, Aktualitet CNA

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati  është përfshirë në një tjetër skandal. Këtë rrallë me ambasadorët e Izraelit dhe Palestinës të akredituar në Tiranë.

Ministria e Jashtme ka ftuar në një takim të gjithë ambasadorët e vendeve arabe të akredituar në Tiranë për të diskutuar rreth mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Gafa e madhe qëndron  në përjashtimin e ambasadorit të Palestinës nga kjo tryezë dhe në vendin e tij është ftuar ambasadori i Izraelit në Tiranë.

Duke qënë se Izraeli nuk është pjesë e Ligës Arabe, ambasadorët e vendeve të tjera kanë bojkotuar takimin në Ministrinë e Jashtme, duke kërkuar sqarime për përjashtimin e Palestinës dhe duke e quajtur atë provokim.

Vetë ambasada e Palestinës e ka quajtur ironik këtë bojkot të Palestinës dhe zëvendësimin me Izraelin.

Ministria e Jashtme është tërhequr duke e quajtuar ndodhinë ?gabim teknik?. Pas kësaj faze, takimi është zhvilluar pa praninë e ambasadorit të Izraelit, por vetëm mes pjesëtarëve të Ligës Arabe.

Ministri Bushati  është munduar të scarojë këtë lapsus, por nuk ja ka dalë të mbyllë këtë skandal pasi ka përfunduar duke shpjeguar votën pro Palestinës në OKB.

?Votimi në OKB ka qënë për vendosjen e flamurit të Palestinës dhe Vatikanit si dy shtete që kanë statusin e vëzhguesit në OKB. Ju ngatërroni votimin konsistent që Shqipëria bën për rezolutën që vjen çdo vit në OKB të Ligës Arabe, që dënon kapacitetet nukleare të Izraelit. Ky qëndrim i Shqipërisë, si i qeverisë suaj dhe i qeverisë sonë, është i njëjtë dhe i pandryshuar.

 

 

 





Lajmet e fundit nga