web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli sulmon Shpëtim Gjikën

19 Gusht 2015, 10:26, Aktualitet CNA

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli në një takim të sotëm, me përfaqësuesit e firmës për ndërtimin e Lungomarës, ka sulmuar paraardhësin e tij, Shpëtim Gjika.

Ai ka deklaruar se ka trashëguar një qytet me kanalizime të dëmtuara. Sipas tij, në kohën e Gjikës lejet e ndërtimit janë dhënë pa asnjë kriter, duke dëmtuar qytetin e Vlorës.

Në takim është vendosur edhe për ndalimin e punës për një muaj në Longomare, në mënyrë që të mos cënohet turizmi.  Punimet do të rifillojnë më 15 shtator.

Krerët e firmës për ndërtimin e  Longomarës kanë pranuar propozimin e kryebashkiakut, Leli. Ato  thonë se përfundimi i punimeve në Longomare  do të jetë data  23 gusht e vitit 2016.





Lajmet e fundit nga