web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nje analize per Pogradecin/ Diana Mile shiti PS-ne, LSI-ne dhe qytetin

18 Gusht 2015, 12:00, Aktualitet CNA

Nga Elvi FUNDO

Prej disa ditesh degjoj analiste dhe komentatore qe flasin dhe bertasin per zgjedhjet ne Pogradec. Por askush nga ata qe bejne ger-ver ne studio televizive nuk e njeh dhe as nuk ka minimumin e informacionit nga kjo bashki. E verteta eshte krejt ndryshe, nuk duket se nga leximi i rezultatit per subjektet politike te kete nje “tradheti” nga socialistet.

Per te qene korrekt po sjell disa detaje duke pretenduar se e njoh realitetin ne ate bashki duke pasur edhe nje arsye me shume, kam qene ne fushatat e te dyja kampeve politike.

Sipas analizaes te votave pas perfundimit te numerimit per antaret e Keshillit Bashkiak del se PS + LSI kane se bashku rreth 12 mije vota. Nga numerimi per kryetarin del se Diana Mile ka 16 mije vota. Nderkohe koalicioni i majte ka 22 mije vota dhe ai i djathte 10.776 vota, nderkohe kandidati fitues Eduart Kapri ka 17.647 vota.

Duke i mare me rradhe faktet del se Diana Mile ka gati 4 mije vota me shume se PS + LSI, cka do te thote se votat e socialisteve jane aty brenda dhe nuk ka pse akuzohen ata, pra PS dhe socialistet e pogradecit per kete fakt, humbjen e Diana Miles.

Diana ka gati 6 mije vota me pak se koalicioni, por nga konfigurimi i keshillit ne Pogradec lexojme se jane jo pak por 9 parti aleate te socialisteve qe kane futur keshilltare. Aleatet e PS+LSI pra partite e tjera kane jo pak por rreth 11 mije vota, ketu hyn FRD, PDIU, AMIE, ADS, PLIDR, PDRWE, G99, AD, PPAK, te gjitha keto parti kane nga nje keshilltar dhe se bashku me aleatet e tjere te vegjel e kane shtuar thesin e koalicionit me plot 11 mije vota.

A ja kane dhene edhe keta votat Diana Miles? Sigurisht jo te gjithe, ashtu sikunder edhe tek koalicioni PS-LSI nuk ja kane dhene te gjithe. Por serish nuk eshte faji i socialisteve te Pogradecit, diku tjeter qendron problemi, me poshte po rendis faktet per te shkuar drejt nje konkluzioni sa me realist.

Se pari Diana Mile eshte nje kandidature e cila nuk kishte aktivitet te forte politik ne Pogradec. Ajo me shume sesa personalitet ishte ndertuese ne zonen e liqenit per shkak te miqesise me persona te caktuar ne komune. Sipas QKR dhe aktivitetit te saj ajo rezulton ndertuese ne kete zone. Pra nuk ka profil politik por biznesi. Ne fakt ne listen e LSI per Pogradecin ka qene dhe ish-kreu i komunes Roshi Tollozhina dhe ajo qe rendom ne qytet e thone si ortake dhe bashkepunetore ne biznes Diana Mile. Tollozhina u refuzua nga Edi Rama. Por Ilir Meta kembenguli tek Diana Mile, qe ishte alternative plotesuese dhe jo e para.

Pra nuk vune kryekomunarin por ortaken e tij, kete besoj e di mjaft mire Meta, Rama, LSI dhe PS-ja ne Pogradec.

LSI pretendon se eshte force e madhe ne Pogradec dhe ne fakt doli e dyta nga totali i votave, por kursesi LSI nuk mund te sillet si pronare e Partise Socialiste, aq me shume po te kemi parasysh se ne kete qytet nuk ka “dashuri” mes paleve. Kjo mungon per faktin se ne te gjitha institucionet drejton LSI, njerzit e saj ne pune kurse socialistet rrugeve, pa harruar faktin se ne institucionet ku drejton LSI ka qindra njerez dhe ish militante blu te ngjyrosur te kuq ne 2013.

Pra problemi i vertete eshte sjellja e LSI, formati i kandidates dhe provokimi qe Meta i beri qytetit. Nuk eshte e vertete se socialistet nuk kane votuar Diana Milen, sic e permenda me lart PS+LSI eshte 4 mije vota poshte kandidates.

Votonin apo jo te majtet Eduart Kaprin? Nuk kishte ndonje profil kaq popullor apo te ndryshem nga Diana dhe Kapri, por ai shfrytezoi gafen e Rames dhe Metes te cilet vendosen me katapulte nje kandidate e cila ishte mikja e dikujt qe nuk donte te dilte ne siperfaqe. Ne menyre te turpshme qyteti u tentua te mashtrohej publikisht. Por Pogradecaret nuk jane tru koran, ate e gatuajne shkelqyer ashtu sic gatuan dhe humbjen e Diana Miles.

 

Per mua me keto fakte, rezultati i votave dhe formati  i kandidateve me rezulton ky fakt. PS dhe LSI e kane votuar Diana Milen, por ajo ishte profili i ulet i kandidates qe i shiti te dyja keto parti. Diana Milen nuk e votoi Pogradeci, pasi kerkuan qe t’ju shisnin troften per koran, por zor se e ben dot kete ne ate qytet, qe i dha uje ne bisht te luges politikes shqiptare. Qytetaria Pogradecare dha nje shuplake te mire qe do mbahet mend gjate.

Analistet tane flasin per sabotime dhe mos votim nga socialistet. Numeroni votat dhe lexoni rezultatin, shikojeni te vetreten me sy qe te kuptoni cfare ka ndodhur. Pogradeci na tha se mjelma eshte mjelme e korani eshte koran, veshtire se atyre qytetareve ju mbush mendjen se gusa eshte mjelme apo trofta eshte koran. Pogradecin e humbi Diana Mile dhe profili i saj, socialistet dhe lsistet i shiti po ajo qe diten e pare kur u kandidua. Pogradeci eshte i majte ndoshta, por kur e provokon te pergjigjet si ne rastin e Dianes.

 





Lajmet e fundit nga