Nuland ne Beograd nxit autoritetet per perparim ne dialogun me Kosoven
Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, u t...
Grekët janë të indinjuar nga masat e kursimit të negociuara në Bruksel dhe me negocimin nga ana e qeverisë së tyre.
Pensionisti Aristidis Dimopoulos e ka ditur gjithmonë, kështu thotë së paku, ?se nuk mund të jesh në luftë me gjithë Evropën, kur fjala është për kaq shumë para.? Situata është e ndërlikuar, nuk ka një rrugëdalje të thjeshtë. Megjithatë 72 vjeçari mbetet në thelb optimist: “Besoj se partnerët tanë nuk kanë as interesin më të vogël për të na nxjerrë nga euro, sepse nuk do t’u kthehej asnjë cent. Por me sa duket duan të sigurojnë, që rregullat e përbashkëta të vlejnë ende në Europë?.
Dimopoulos i mban mend mirë kohët e mirëqënies në Greqi. Si punonjës i linjës ajror shtetërore Olympic Airways ai kishte një punë të mirë dhe pasi doli në pension përfitoi 1.550 euro, një pension të lartë për kushtet e Greqisë. Në kuadër të kursimeve edhe atij i janë hequr 25% të të ardhurave. Tani 72-vjeçari rri çdo ditë në rradhë para automatëve në Athinë për të siguruar 60 euroshin. Pas mbylljes së bankave dhe futjes së kontrollit të kapitalit në Greqi askush nuk lejohet të tërheqë më shumë nga kontoja brenda ditës. Pasi Banka Qendrore Evropiane (BQE) e shtyu vendimin për ndihma të tjera emergjente për institucionet kredidhënëse greke, zgjatet për 48 orë edhe mbyllja e bankave në Greqi, deri të mërkurën në mbrëmje. Dimopoulos është i shqetësuar, por edhe i gëzuar, që nuk i ka ndodhur diçka më e keqe: ?Për fat kam mundur t’i marr në kohë kursimet nga banka. Kam patur disi një parandjenjë, që kursimet tona janë në rrezik?, thotë ai i buzëqeshur në bisedë me Deutschen Wellen.
?I zhgënjyer dhe i mashtruar?
Thanassis është i dërmuar këtë të hënë: Ndjehem për tokë dhe i zhgënjyer, i zhgënyer dhe i mashtuar nga politika?, thotë 45 vjeçari, që në fakt është simpatizant i partisë së majtë. Por optimizimi i tij i fillimit është shndërruar në zhgënjim: “Të them të vërtetën, nuk besoj se në Bruksel në fundjavë ka patur negociata të vështira, sepse unë kam ndjekur me shumë vëmendje atë, që tha Angela Merkel në konferencën e shtypit: Ligjet, që Tsipras do t’i sjellë që nga e hëna në parlamentin grek, kanë qenë të hartuara dhe të gatshme për nënshkrim. Kjo do të thotë, se gjithçka ka qenë e vendosur më parë?, indinjohet burri nga Athina.
Ai beson se Greqia pas kësaj marrëveshjeje me donatorët nuk do të gjejë qetësi, përkundrazi. ?Një vend i poshtëruar do të shpërthejë dikur, s’ka si të jetë ndryshe?, paralajmëron ai. BE ka ndjekur një politikë Versaje ndaj Greqisë dhe kjo dikur do t’i hakmerret. Tani Thanassis pret një ndryshim radikal në pejsazhin politik grek. Kryeministri Alexis Tsipras me sa duket duhet të kërkojë partnerë të tjerë koalicioni, ose të formojë një parti gjithëpartiake. Politikanët e vjetër, të cilët bëhen përgjegjës për mjerimin ekonomik të vendit, do të bien në harrresë në vitet e ardhshme. Por Tsipras nuk bën pjesë tek ato.
Trazirat politike të pritshme
Edhe në politikën e Athinës ashpërsohen tonet. Përmes një deklarate krahu i majtë i partisë në pushtet Syriza porosit nga rreziku i “memorandumit të ri të kursimeve”, që merr statusin e “një kolonie borxhlie në Evropë nën tutelën gjermane” dhe i bën thirrje njerëzve për të “luftuar” kundër masave të kursimeve. Fjalë të ashpra do të priten edhe në mbledhjen urgjente të partisë të martën (14.7). Ndërkohë zëdhënësi i grupit parlamentar Nikos Filis u ka kërkuar kundërshtarëve të mundshëm të japin dorëheqje. Kryetarja e Parlamentit Zoe Konstantopoulou, që është një nga kritiket më të mprehta të kryeministrit Tsipras, deklaroi se nuk sheh asnjë arsye për një gjë të tillë. DW
Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, u t...
Marrëveshja e nënshkruar mes fuqive të mëdha dhe Iranit për ...
Mustafa e njohu komisionerin me zhvillimet prioritetet e Qe...
Gjërat për Aleksis Cipras pritet të bëhen të vështira, pas m...
Tre punëtorë kosovarë kanë humbur jetën gjatë ditës së hënë ...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka quajtur fu...
Muri planifikohet të jetë i gjatë 175 kilometra e me lartësi...
Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, nga mëngjesi ,ka nisu...
Dyzetepesë të huaj janë arrestuar në Turqi pasi kanë tentuar...
Pas arritjes së marrëveshjes së Eurogrupit për t’i dhënë një...
Joaquin Guzman, lordi meksikan i drogës i njohur ndryshe si ...
Ish-kryeministri Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij Xhoana g...
Samiti i liderëve të BE-së, ku pritej të merrej vendimi për ...
Metamorfoza e papritur e qeverisë Cipras nuk ka ndodhur nga ...
“Shpreh mirënjohjen time për Vuçiq-in, i cili bëri zgjedhjen...
Hafez Saeed, kreu i shtetit islamik (ISIS) në rajonin afgano...
Ai ka thënë se është munduar të sillet me përgjegjësi dhe ta...
Në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të masakrës së Srebr...
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka thënë se 5 të arrestuar...
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, në rrjetin Twitter...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...