Tusk: Kreditorët duhet të bëjnë propozime realiste për borxhin grek
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk konfirmoi se kr...
“Po e bën Merkeli Greqinë një shtet të izoluar?” pyet gazeta “Newsweek” me ashpërsi provokuese. Ndërkohë CNBC parashikon se “Gjermania do të jetë humbësi, jo Greqia.” Televizioni amerikan vazhdon parashikimin e errët me një fjali të nobelistit Joseph E. Stiglitz. “Gjermania është problemi, jo Greqia.” Zërat kritikë ndaj Gjermanisë janë rritur me ashpërsimin e krizës greke. “Pushteti gjerman polarizon Europën” titullon gazeta me influencë “Wall Street Journal” të martën (07.07) dhe citon një fjali të kritikut të politikave të kursimit, spanjollin Pablo Iglesias. “Ne nuk duam të jemi koloni e Gjermanisë.”
Ndërsa Paul Krugman, kolumnisit i njohur i majtë i “New York Times” kërkon në në koment dramatik “Ndaloni gjakderdhjen!” Ai e krahason Merkelin dhe pushtetarë të tjerë europianë me mjekët e kohës së mesjetës që pacientin Greqi për shërim i marrin gjakun. Por në vend të shërimit vazhdon kriza. Në blogun financiar “Zero Hedge” ku analizohen zhvillimet në bursë, Merkelit i kujtohen marrëveshjet e Versajës. Bëhet fjalë për hegjemoninë gjermane, lexohet aty.
Fajtori dhe qengji i pafajshëm
Po mbushen mediat amerikane me artikuj antigjermanë? Është vërtet Angela Merkel fajtorja dhe Greqia- qengji i pafajshëm? Eksperti i ekonomisë nga Uashingtoni dhe njohësi i Europës, Jacob Kirkegaard nuk mendon kështu. “Opinionistët e majtë si Joseph Stiglitz apo Paul Krugman dihet që kanë një pozicion shumë antigjerman”, pranon ai në bisedë me Deutsche Welle-n. Por për ta kriza greke është “një luftë zëvendësuese” për debatin e brendshëm politik për politikën e duhur ekonomike në SHBA, ku të që të dy këta kërkojnë fort rritjen e konsumit dhe kërkesës.
Kirkegaard thekson se ka edhe qëndrime të tjera. Njëri prej tyre është Charles Krauthammer, kolumnist në gazetën “Washington Post” dhe një ekspert i ftuar shpesh në televizionon konservator, “Fox News”. “Greqia thith sisët e gjermanëve”. Për të grekët janë si djemtë e paedukuar që nxjerrin rregullisht para me kartën e kreditit të babait dhe blejnë artikuj të parëndësishëm në vend që të investojnë për të ardhmen e tyre. Në mënyrë më të balancuar argumenton “Washington Post.” Vërtet që ajo konstaton një “përgjegjësi të pjesshme të gjermanëve”, për krizën greke. Por më tej theksohet se “Gjermania me të drejtë mund të thotë se për shkak të Greqisë ka marrë përsipër rreziqe të mëdha financiare.”
Interesat strategjikë të Obamës
Presidenti amerikan Barack Obama është konsultuar së fundmi me kancelaren gjermane Angela Merkel në telefon për krizën greke. Në pozicionime zyrtare ai nuk bën kritika, por ministri amerikan i Financave, Jack Lew ishte më i qartë, kur tha se duhet bërë një falje e pjesshme e borxheve. Për qeverinë e Obamës është e rëndësishme që Greqia të mbetet në eurozonë dhe në BE e NATO. Në këtë pikë luajnë rol edhe interesat strategjikë të amerikanëve në plan afatgjatë dhe Rusia. Sipas Jacob Kirkegaard në Uashington ka një “lloj irritimi” që Merkeli dhe europianët nuk ia kanë dalë ta kenë nën kontroll krizën. Por nëse Obama e vlerëson rolin lider të gjermanëve në Europë, në Uashington ka edhe një kamp tjetër. “Disa në SHBA nuk janë të lumtur me rolin dominues të Gjermanisë, sepse ata preferojnë që Europa të jetë e dobët dhe e paunifikuar”, thekson njohësi i Europës.
Merkeli në dilemë
Shumë media amerikane theksojnë se Merkel vërtet është gruaja më e fuqishme e Europës, por në të njëjtën kohë ajo ndodhet në dilemë: Nga njëra anë ajo që duhet që të mbajë BE-në dhe projektin europian në jetë, nga ana tjetër ajo nuk mund t’ia “shesë” më partisë së saj dhe gjermanëve lëshimet e reja financiare ndaj grekëve. Gazetat amerikane citojnë së fundmi shpesh sondazhet, sipas të cilave vetëm 10% e gjermanëve janë për lëshime të reja. Gazeta “Washington Post” përpiqet të shpjegojë qëndrimin refuzues të gjermanëve me shpjegimin se ata janë të orientuar nga rregullat dhe i mbajnë premtimet./ DW
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk konfirmoi se kr...
Katër foto zyrtare të pagëzimit të Princeshës së Anglisë Cha...
Është miratuar ditën e sotme Rezoluta për Srebrenicën në Par...
Në Rezolutë theksohet se ka rëndësi të identifikohen shenjat...
Malajzia po qarkullon një draft-rezolutë në Kombet e Bashkua...
Greqia ka kohe deri ne fund te kesaj dite per te paraqitur p...
Bankat greke do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri ditë...
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se gatishmëria për kom...
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është shpallur f...
Administrata e presidentit Barack Obama ka paralajmëruar Evr...
Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras është zotuar se do të ...
Ndërsa, drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evro...
Disa mijëra njerëz kanë filluar marshin 100 kilometërsh për ...
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka deklaruar se...
Komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovic...
Bisedimet bërthamore për Iranin që ishin dashur të mbahen të...
Rreth 40 persona, anëtarë të një organizate kriminale, janë ...
Një kamikaz ka hedhur vetën në erë dhe ka shkaktuar vdekjen ...
Kryeministri Nikola Gruevski deklaroi sot se do të ketë taki...
Greqia nuk ka dorezuar asnje propozim konkret per nje pakete...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë gati ka...
Ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte bartëse e listë...
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ish-presidentja Vjosa ...
Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren e zgjedhjeve të p...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...