web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Edukimi nëpërmjet muzeve”- Projekti dhe puna sezonale turistike për të rinjtë e Beratit

10 Korrik 2015, 18:45, Kulturë CNA

Qendra Kombëtare e Muzeumeve në Berat ka nisur së fundmi të zhvillojë një program trajnues  me të rinjtë, gjimnazistët dhe studentët e qytetit të Beratit.

?Edukimi nëpërmjet muzeve? është projekti më i ri që QKM Berat ka konceptuar të zhvillojë edhe si një program pune gjatë këtij sezoni turistik.

Vetë QKM thekson se qëllimi i këtij programi trajnues është pajisja e të rinjve me konceptet bazë të muzeut dhe veprave të artit si koleksion.

Me anën e këtij programi trajnues që do të zgjasë 12 ditë, specialistët e QKM-së do t?i trajnojnë të rinjtë, gjimnazistët dhe studentët duke i shpjeguar tematika si vështrimin historik, etikën dhe komunikimin, legjislacionin, konceptin mbi muzeumologjinë, mbrojtjen dhe konservimin, raportet e gudimit dhe vëzhgimin, dhe konceptin e funksionimit të institucioneve muzeale, në shërbim të misionit, atraksionit dhe aksesimit të këtyre institucioneve nga vizitori i huaj dhe publiku vendas.





Lajmet e fundit nga