Protestuesit largohen nga Kryeministria/ Nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit
Protestuesit janë larguar nga sheshi para Kryeministrisë, ...
Protestuesit janë larguar nga sheshi para Kryeministrisë, ...
Ka nisur më në fund lufta mes mafies së barnave dhe shtetit ligjor në Shqipëri. Pas hetimeve intensive, mafia e ilaçeve në Shqipëri, ka marrë dje goditjen e parë, duke çuar para hekurave zbatuesit dhe ekzekutuesit e një skeme mafioze mashtrimi me rimbursimin fiktiv të ilaçeve. Identifikimi nga Prokuroria i 11 zyrtarëve të niveleve të ndryshme, si të përfshirë në skemën e rimbursimit fiktiv të ilaçeve, mësohet se është vetëm një hallkë e zinxhirit të padukshëm, i cili vetëm gjatë muajve të fundit ka shkaktuar një dëm prej 560 milionë lekësh.
Orkestruesit dhe ideatorët e mëdhenj të këtij skandali, po hyjnë në rrethin e hetimeve të Prokurorisë, por ende nuk kanë rënë në prangat e policisë. Ish-deputetë, deputetë, drejtorë të lartë, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, mësohet se fshihen pas skandalit të vjedhjes me rimbursimin fiktiv të ilaçeve. Nga verifikimet paraprake, mendohet se janë përfshirë edhe të afërm të politikanëve, ministrave, drejtorëve apo edhe të zyrtarëve të lartë të Fondit.
Të lartpërmendurit, që shumëkush e merr me mend se cilët janë, pritet të dalin në skenë gjatë një faze tjetër të hetimeve intensive të Prokurorisë. Njëmbëdhjetë personat e parë, janë identifikuar vetëm pas fazës së parë të hetimeve. Teksa hetimet po thellohen në drejtime të ndryshme, në skenë pritet të dalin figura VIP. Prokurorët thonë se në ditët në vazhdim, me sekuestrimin e të gjithë materialeve të nevojshme hetimore mund të arrestohen edhe zyrtarët të tjerë të përfshirë në këtë mega skandal. Thellimi i hetimeve Thellimi i hetimeve është konfirmuar nga vetë organi i akuzës, i cili dyshon se rrethi i të implikuarve është shumë i gjerë dhe shtrihen në nivele shumë të larta.
?Të paktën 7 persona, 2 prej të cilëve zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe 5 drejtues farmacie në kryeqytet, janë evidentuar deri në këtë fazë të hetimit si të dyshuar për krijimin e një skeme të madhe mashtrimi me rimbursimin e medikamenteve, e cila, në bazë të një vlerësimi paraprak, i ka shkaktuar shtetit një dëm rreth 56 milionë lekë të reja. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për të evidentuar bashkëpunëtorët e mundshëm në këtë skemë mashtrimi me rimbursimin e medikamenteve mjekësore?, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Reagon ministri Çuçi
Qeveria shqiptare ka përshëndetur dje operacionin e prokurorisë për arrestimin e drejtorit të Fondit Rajonal për Rimbursimin e Ilaçeve dhe të 7 punonjësve të tjerë. Përmes një deklarate për shtyp, ministri i Çështjeve Vendore dhe njëherësh Koordinatori Kombëtar i Luftës Kundër Korrupsionit, u shpreh se qeveria mbështet fort prokurorinë në mënyrë që t?i jepet fund fenomenit të pandëshkueshmërisë në vend. Çuçi e cilësoi këtë aksion si një dëshmi të vendosmërisë së ekzekutivit për të luftuar çdo lloj korrupsioni. ?Në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit, jam sot këtu për të përshëndetur arrestimet e fundit të bëra nga policia me urdhër të prokurorisë. Aksioni është një dëshmi e qartë e angazhimit të plotë të qeverisë për të luftuar korrupsionin, ndaj kujtdo që ai përfaqëson?, deklaroi Çuçi.
Zgjerimi i hetimeve
Teksa vlerësoi punën dhe hetimet e organit të akuzës, ai ka kërkuar një shtrirje më të gjerë të hetimeve, si për zyrtarët aktualë, por edhe për ata të ish-qeverisë ?Berisha?. ?Dëshiroj të përgëzoj prokurorinë e cila çoi deri në fund një hetim të nisur nga Departamenti Anti-korrupsion pranë Kryeministrit. Gjithashtu inkurajojmë prokurorinë të veprojë në të njëjtën mënyrë me të gjitha denoncimet e bëra nga qeveria, qoftë për zyrtarë të 18 muajve të fundit qeverisje, qoftë për zyrtarë të qeverive të kaluara çfarëdo pozicioni dhe niveli qeverisës që ato kanë qenë.
Kultura e pandëshkueshmërisë nuk do të ketë vend në qeverinë tonë dhe ky fenomen do të marrë fund njëherë e përgjithmonë?, ka vijuar Çuçi. Reagimi i Beqajt Lidhur me operacionin për skandalin e ilaçeve ka reaguar dje edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Duke folur nga qyteti i Korçës, shefi i shëndetësisë në vend ka bërë thirrje që ky hetim të zgjerohet akoma dhe më tepër.
Lidhur me akuzat që kohët e fundit janë lëshuar nga palët politike për këtë çështje, ai ka thënë se skandali u zbulua nga vetë kontrollet e brendshme. ?Siç e kam bërë dhe më parë publike, është auditi i fondit që ka bërë kallëzimin në prokurori. Tashmë prokuroria do të vijojë punën e saj. Unë i kërkoj hetim sa më të gjerë dhe sa më të thellë për këdo. Ne jemi të angazhuar që kjo gjë të analizohet sa më thellë dhe sa më gjerë?, ka deklaruar dje ministri Ilir Beqaj. Skandali për rimbursimin e ilaçeve u denoncua pak ditë më parë, pasi gjatë kontrolleve të kryera në disa farmaci në kryeqytet, u pa se shumica prej tyre vidhnin duke lëshuar fatura dhe përmes recetave fiktive.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona në fshatin Thu...
Megjithëse Shqipëria ndodhet në mes të fushatës elektorale p...
Biznesmeni izraelit, Amiran Dzanashvilli, i vendosur në qend...
Shfaqja e Almir Dacit në një video kërcënuese, ku përdoret n...
Biznesmeni izraelit, Amiran Dzanashvilli, i vendosur në qend...
Armand MeroNë Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu, vlerës...
Deputeti Kastriot Islami duke iu referuar hetimit në Rumani ...
Daci është një emër i njohur në raportet e Shërbimit Intelig...
Kolegji Zgjedhor ka lënë si kandidaturë të Partisë demokrati...
Policia e Tiranës ka arrestuar gjyqtarin e Sarandës, Rasim D...
Gjykata e Lushnjës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg...
Politikanët janë të përfshirë në pastrimin e parave dhe kjo ...
Gjykata e Lartë ka gjobitur me 200 mijë lekë deputetin e Par...
Drejtori i FDKSH, Pjerin Xhuvani I cili u arrestua sot për a...
Oraret e garave (ne oren lokale dhe GMT) te Cmimit te Madh ...
Më datë 10 qershor, Gjykata e Lartë do të marrë vendim për d...
Policia e Shtetit në bashkëpunim me prokurorinë ka vijuar me...
Ambasadori Donald Lu është në Shkodër për të marrë pjesë në ...
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka pranuar kërkesën e Prokuror...
PER GAZETARINE QE KA NDALUAR TE LEXOJE DHE PER ATA QE KANE Q...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...