Mbahet protesta e shtatë në Tiranë kundër qeverisë
Këtë të shtunë po mbahet protesta qytetare e radhës në qen...
Këtë të shtunë po mbahet protesta qytetare e radhës në qen...
Një prej familjeve, të prekura nga tragjedia e gërdecit ka fituar betejën e drejtësinë me Ministrinë e Mbrojtjes. Lajmi është bërë i ditur sot nga Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Gërdecit, e cila sqaron se ?padia civile e një prej familjeve të viktimave të shpërthimit të Gërdecit, kundër Ministrisë së Mbrojtjes, është pranuar nga Gjykata Administrative, duke detyruar autoritetet të paguajnë shpërblimin e dëmit?.
Shoqata bën me dijse se pas kësaj padie të parë, në gjykim janë edhe paditë e 17 familjeve të tjera, të cilat janë mbështetur në të njëjtët argumenta dhe pritet të kenë të njëjtën përgjigje pozitive nga gjykata.
?Vendimi gjyqësor që pranon padinë e Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj është tregues se ata kanë të drejtë, megjithë faktin që Ministria e Mbrojtjes pretendoi se nuk mbante asnjë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar, duke dhënë mesazhin se ish Ministri i Mbrojtjes nuk ka shkelur asnjë ligj dhe se ka vepruar në mënyrë korrekte. E vetmja mënyrë që Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria mund të mbrojnë punën e ish zyrtarëve të saj, tashmë mbetet të jetë bllokimi i padive për shkak të tarifave gjyqësore, të mbajtura padrejtësisht në nivele të larta, të cilat janë në diskrecionin e Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Financave?, thuhet në deklaratën e shoqatës së familjarëve të Gërdecit.
?Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj me shumë mundime arritën të merrnin borxh dhe të siguronin 500.000 lekë (të reja), për të paguar tarifën për të nisur këtë proces gjyqësor dhe ia arritën të kenë sot një vendim në dorë, i cili njeh përgjegjësinë e shtetit, megjithë përpjekjet e Ministrisë së Mbrojtjes për t?u shmangur nga kjo përgjegjësi. Në vazhdim, 17 familjet e tjera janë në një gjendje ekonomike të mjerueshme, dhe plotësisht në pamundësi për të siguruar, qoftë edhe duke marrë borxh, miliona lekë, të cilat Ministri i Drejtësisë dhe ai i Financave u kanë vënë si kusht paraprak. Madje një prej familjeve është detyruar nga këta dy ministra që të paguajë paraprakisht në gjykatë shumën prej 15 milion lekësh, ose përndryshe gjykata ka të drejtë të mos e shqyrtojë fare çështjen. Nëse ata nuk i paguajnë këto shuma brenda javëve në vazhdim, atëherë proceset gjyqësore do të mbyllen për të mos u rihapur më kurrë, duke bërë që shteti të fitojë në mënyrë të padrejtë, përmes kurtheve të ngritura nga vetë zyrat e tij. Shprehim shqetësimin se kjo taktikë e pandershme e bllokimit të drejtësisë po bëhet shkak për rrëzimin potencial të padive të të gjithë familjarëve të viktimave të Gërdecit, aq më shumë kur duket qartë që këto padi janë të drejta dhe të bazuara në ligj? sqarohet më tej në deklaratë.
Për këta familjarë problem mbeten tarifat e alrta, për të cilat ata thonë se, ?Për më shumë se një vit familjarët e viktimave të Gërdecit janë përpjekur në rrugë shkresore të kërkojnë një zgjidhje për këtë cështje, ose edhe për të arritur një zgjidhje me pajtim. Ngritja zyrtarisht e një grupi pune nga ana e Kryeministrit, si në rastin e kërkesës së familjarëve të 21 janarit, nuk u praktikua edhe në rastin e kërkesës së familjarëve të viktimave të Gërdecit. Qeveria në rastin konkret preferoi që të dëgjojë Gjykatën. Tashmë kur Gjykata nisi të flasë, është e rëndësishme që të mos pengohet fjala e saj për shkak të tarifave të larta e të papërballueshme nga këto familje që cdo ditë luftojnë për mbijetesë. Të gjendur në këto kushte, familjarët e viktimave të Gërdecit kërkojnë nga Qeveria që të heqë pengesat absurde të vëna nga Urdhëri i përbashkët i Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Financave, dhe të përballet në gjykatë në kushte të barabarta. Pasi gjykata të thotë fjalën e saj, është e udhës që qeveria të mos përdorë edhe marifete e truqe ankimesh, vonesash, e pengesash të tjera, me qëllim për të bërë të pamundur ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Ne kërkojmë nga Qeveria që të reflektojë jo vetëm për të bërë drejtësi në rastin konkret, por edhe për të kuptuar se pranimi i ngarkimit të përgjegjësisë në kurriz të autoriteteve shtetërore do të shërbejë që në të ardhmen këto histori të mos ndodhin më kurrë?.
Familja Durdaj humbi djalin 7-vjecar në tragjedinë e Gërdecit, ku 26 persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit të një fabrike të demontimit të armëve.
Policia e Mirditës ka bërë me dije arrestimin e dy autorëve...
Një aksident rrugor ka ndodhur në mesnatë në autostradën Tir...
Ditën e nesërme, në të gdhirë të datës 29 akrepat e orës do ...
Qeveria ka vendosur përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e sht...
Gjatë mesnatës së djeshme ka ndodhur një aksident në autost...
Policia ka arrestuar një ndër 5 të shpallurit në kërkim për ...
Vëllai i Tom Doshit, gjatë një interviste për “Gazetën Shqip...
Pas 6 vitesh në proces gjyqësor, Gjykata e Lartë italiane ka...
Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Arizonë të Shtetev...
14 minuta, i gjetur dhe me super produksion! Këto janë karak...
Presidenti amerikan Barack Obama ka premtuar gati 250 milion...
Kryeprokurori i kantonit të Gjenevës, Olivier Jornot ka dhën...
Sally Forrest, njëra nga aktoret më të famshme amerikane, vd...
Vetëm 10 ditë që nga publikimi, videoklipi “I`m Alive” i El...
Një prej familjeve, të prekura nga tragjedia e gërdecit ka f...
Stafi i kompanisë Google ka disponuar pa shumë zhurmë një sh...
Sektori i Krimeve të Rënda në Policinë e Gjirokastrës ka arr...
14 minuta, i gjetur dhe me super produksion! Këto janë karak...
Një gjykatë në Turqi ka dënuar dy karikaturistë me 11 muaj e...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...