Një aplikacion i ri nga Google Chrome
Stafi i kompanisë Google ka disponuar pa shumë zhurmë një sh...
Një prej familjeve, të prekura nga tragjedia e gërdecit ka fituar betejën e drejtësinë me Ministrinë e Mbrojtjes. Lajmi është bërë i ditur sot nga Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Gërdecit, e cila sqaron se ?padia civile e një prej familjeve të viktimave të shpërthimit të Gërdecit, kundër Ministrisë së Mbrojtjes, është pranuar nga Gjykata Administrative, duke detyruar autoritetet të paguajnë shpërblimin e dëmit?.
Shoqata bën me dijse se pas kësaj padie të parë, në gjykim janë edhe paditë e 17 familjeve të tjera, të cilat janë mbështetur në të njëjtët argumenta dhe pritet të kenë të njëjtën përgjigje pozitive nga gjykata.
?Vendimi gjyqësor që pranon padinë e Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj është tregues se ata kanë të drejtë, megjithë faktin që Ministria e Mbrojtjes pretendoi se nuk mbante asnjë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar, duke dhënë mesazhin se ish Ministri i Mbrojtjes nuk ka shkelur asnjë ligj dhe se ka vepruar në mënyrë korrekte. E vetmja mënyrë që Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria mund të mbrojnë punën e ish zyrtarëve të saj, tashmë mbetet të jetë bllokimi i padive për shkak të tarifave gjyqësore, të mbajtura padrejtësisht në nivele të larta, të cilat janë në diskrecionin e Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Financave?, thuhet në deklaratën e shoqatës së familjarëve të Gërdecit.
?Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj me shumë mundime arritën të merrnin borxh dhe të siguronin 500.000 lekë (të reja), për të paguar tarifën për të nisur këtë proces gjyqësor dhe ia arritën të kenë sot një vendim në dorë, i cili njeh përgjegjësinë e shtetit, megjithë përpjekjet e Ministrisë së Mbrojtjes për t?u shmangur nga kjo përgjegjësi. Në vazhdim, 17 familjet e tjera janë në një gjendje ekonomike të mjerueshme, dhe plotësisht në pamundësi për të siguruar, qoftë edhe duke marrë borxh, miliona lekë, të cilat Ministri i Drejtësisë dhe ai i Financave u kanë vënë si kusht paraprak. Madje një prej familjeve është detyruar nga këta dy ministra që të paguajë paraprakisht në gjykatë shumën prej 15 milion lekësh, ose përndryshe gjykata ka të drejtë të mos e shqyrtojë fare çështjen. Nëse ata nuk i paguajnë këto shuma brenda javëve në vazhdim, atëherë proceset gjyqësore do të mbyllen për të mos u rihapur më kurrë, duke bërë që shteti të fitojë në mënyrë të padrejtë, përmes kurtheve të ngritura nga vetë zyrat e tij. Shprehim shqetësimin se kjo taktikë e pandershme e bllokimit të drejtësisë po bëhet shkak për rrëzimin potencial të padive të të gjithë familjarëve të viktimave të Gërdecit, aq më shumë kur duket qartë që këto padi janë të drejta dhe të bazuara në ligj? sqarohet më tej në deklaratë.
Për këta familjarë problem mbeten tarifat e alrta, për të cilat ata thonë se, ?Për më shumë se një vit familjarët e viktimave të Gërdecit janë përpjekur në rrugë shkresore të kërkojnë një zgjidhje për këtë cështje, ose edhe për të arritur një zgjidhje me pajtim. Ngritja zyrtarisht e një grupi pune nga ana e Kryeministrit, si në rastin e kërkesës së familjarëve të 21 janarit, nuk u praktikua edhe në rastin e kërkesës së familjarëve të viktimave të Gërdecit. Qeveria në rastin konkret preferoi që të dëgjojë Gjykatën. Tashmë kur Gjykata nisi të flasë, është e rëndësishme që të mos pengohet fjala e saj për shkak të tarifave të larta e të papërballueshme nga këto familje që cdo ditë luftojnë për mbijetesë. Të gjendur në këto kushte, familjarët e viktimave të Gërdecit kërkojnë nga Qeveria që të heqë pengesat absurde të vëna nga Urdhëri i përbashkët i Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Financave, dhe të përballet në gjykatë në kushte të barabarta. Pasi gjykata të thotë fjalën e saj, është e udhës që qeveria të mos përdorë edhe marifete e truqe ankimesh, vonesash, e pengesash të tjera, me qëllim për të bërë të pamundur ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Ne kërkojmë nga Qeveria që të reflektojë jo vetëm për të bërë drejtësi në rastin konkret, por edhe për të kuptuar se pranimi i ngarkimit të përgjegjësisë në kurriz të autoriteteve shtetërore do të shërbejë që në të ardhmen këto histori të mos ndodhin më kurrë?.
Familja Durdaj humbi djalin 7-vjecar në tragjedinë e Gërdecit, ku 26 persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit të një fabrike të demontimit të armëve.
Stafi i kompanisë Google ka disponuar pa shumë zhurmë një sh...
Sektori i Krimeve të Rënda në Policinë e Gjirokastrës ka arr...
14 minuta, i gjetur dhe me super produksion! Këto janë karak...
Një gjykatë në Turqi ka dënuar dy karikaturistë me 11 muaj e...
ZTE Nubia Z9 Max është një pajisje me ekran 5,5 inç me rezol...
Mënyra të thjeshta për të ulur kolesterolin Kur gjeni se ken...
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar udhëzimin për zh...
Shpesh valvula të shfryrjes të atij që jeton një moment vësh...
Astronauti amerikan, Scott Kelly dhe kozmonauti rus, Mikhail...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Ballshit ku për pasojë k...
Pas rrëzimit të avionit të Germanwings me numër fluturimi 4U...
Sa i përket shëndetit trupor, pilotët kontrollohen rregullis...
Sektori i Krimeve të Rënda ka arrestuar në Kavajë, shtetasin...
Data e dorëzimit të librave të shitblerjes ka ndryshuar sëri...
Po. Të paktën në sensin që vë në dispozicion shumë instrumen...
Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar pak më parë në Gjykatën...
Duket se po. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i K...
Policia e Tiranës ka ndaluar sot një shtetas italian, pasi k...
Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçië ka shpalosur përshtypj...
Një ndërprerje masive e energjisë që goditi Amsterdamin dhe ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...