Si kontrollohen pilotët nga ana psikike?
Sa i përket shëndetit trupor, pilotët kontrollohen rregullis...
Pas rrëzimit të avionit të Germanwings me numër fluturimi 4U9525, të shkaktuar qëllimisht, ne kërkojmë më kot përgjigje. Dhe ndjejmë dhimbje dhe solidaritet, komenton Alexander Kudascheff.
Është një gjë e tmerrshme. Bashkëpiloti bën vetëvrasje, megjithëse për motivet e tij nuk dihet ende asgjë, ai e drejton avionin drejt humnerës duke shkaktuar me vetëdije vdekjen e 150 njerëzve. Vetëvrasja kthehet në vrasjen masive të bashkëudhëtarëve të pambrojtur dhe të pafajshëm. Besimi, që pasagjerët kanë tek pilotët e tyre, në mbarë botën në mijëra fluturime në ditë, shpërdorohet. Dhe megjithatë ky makth është një rast i izoluar. Një rast i veçuar, që nuk të le të qetë.
Natyrisht që tani kërkohet shkaku. Përse bashkëpiloti ka vepruar kështu? Dhe kush mban përgjegjësi, apo është fajtor? A nuk është parë gjatë përgatitjes profesionale, se çfarë problemesh ka ky i ri? A nuk nevojiten më shumë psikologë gjatë trajnimit dhe provave? Kjo tingëllon jo keq dhe pak e thjeshtë. Sepse sa herë dështojnë psikologët pikërisht në konfliktet familjare? Sa herë psikologët nuk kuptojnë se çfarë karakteresh komplekse ulen para tyre. Dhe tani duhet të marrin përsipër përgjegjësinë e përgatitjes së pilotëve, që shoqëria jetë e qetësuar. Jo, kjo nuk është zgjidhje. Për më tepër, ngaqë trajnimi i pilotëve të Lufthansës është i njohur në mbarë botë për cilësinë e tij.
Rrëzimi i qëllimshëm dhe i vetëdijshëm i fluturimit 4U9525 na lë pa mend. Ai na trondit dhe na huton. Ai na ngacmon, nuk na lë asnjë të qetë, na bën të heshtur dhe të dëshpëruar. Ne e marrim me mend dhe e ndjejmë dimensionin e këtij tmerri. Ne përpiqemi të kuptojmë, se çfarë ka ndodhur. Ne kërkojmë shpjegime racionale, që na e bëjmë më të lehtë, për të kuptuar horrorin në Alpet franceze. Por drama i sfidon mënyrat e thjeshta të të kuptuarit.
Njerëzit ndiejnë dhe vuajnë me familjarët e viktimave. Mediat (deri tani) tregohen të përmbajtura në lidhje me dhimbjen e familjeve. Koncerni Lufthansa shfaq në mënyrë mbresëlënëse tronditjen dhe u premton të prekurve çdo ndihmë të nevojshme. Dhe politikanët kërkojnë të shtrëngojnë radhët në dhimbje. Vizita e presidentit francez Holande, e kryeministrit spanjoll Rajoy dhe e kancelares Merkel në vendin e rrëzimit e bën të qartë dhe e thekson këtë. Ishte një gjest i madh simbolik se Evropa, se evropianët qendrojnë së bashku.
Dhe gatishmëria më shumë se e përzemërt e francezëve për të ndihmuar në rajonet e largëta të Alpeve është e admirueshme. Ajo tregon se sa shumë i qëndrojnë pranë njëri-tjetrit gjermanët dhe francezët, për herë të dytë brenda pak muajve. Në janar pas vrasjes së dymbëdhjetë redaktorëve të gazetës Charlie Hebdo dhe katër hebrejve në Paris nga terroristët islamistë dhe tani pas rrëzimit të shkaktuar qëllimisht. Edhe vetë kancelarja Merkel, zakonisht e ftohtë, tregoi sa shumë e ka prekur atë kjo dramë. Ajo tregoi ndjenja. Gjermania është në gjendje shoku. Gjermania mban zi.
Sa i përket shëndetit trupor, pilotët kontrollohen rregullis...
Sektori i Krimeve të Rënda ka arrestuar në Kavajë, shtetasin...
Data e dorëzimit të librave të shitblerjes ka ndryshuar sëri...
Po. Të paktën në sensin që vë në dispozicion shumë instrumen...
Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar pak më parë në Gjykatën...
Duket se po. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i K...
Policia e Tiranës ka ndaluar sot një shtetas italian, pasi k...
Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçië ka shpalosur përshtypj...
Një ndërprerje masive e energjisë që goditi Amsterdamin dhe ...
Tre pije alkolike në ditë rritin rrezikun e kancerit në mëlç...
Xhenova është vendi i radhës që kërkon legalizimin e kanabi...
Çdo familje që merr në kujdestari një fëmijë në nëvojë, përf...
Ambasada Amerikane ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit p...
HotSquash.com ka krijuar diçka shumë të zgjuar dhe praktike ...
Në Londër, mjekët kanë arritur të realizojnë transplantin e ...
Durim Bami sot është marrë në pyetje nga prokuroria për rre...
Kjo gjëegjëzë, pjesë e një testimi i një shkolle fillore në ...
Ka përfunduar pak më parë marrja në pyetje në ambientet e D...
Çdokush që dëshiron të kuptojë Vladimir Putinin e sotëm, ka...
Ka përfunduar pas katër orësh marrja në pyetje e Durim Bamit...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...