web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lazarat/ Arrestohet një nga pesë të kërkuarit për akte terroriste

28 Mars 2015, 07:08, Aktualitet CNA

Policia ka arrestuar një ndër 5 të shpallurit në kërkim për ngjarjet e fundit në Lazarat,  sulme të cilësuara si terroriste nga ana e policisë së shtetit.

Për këto sulme blutë kanë bërë përgjegjës shtetasit: Arbion Adil Aliko, Alban Adil Aliko, Viktor Xhemil Aliko, Thimjo Irakli Ceka dhe Bervin Kastriot Basho.

Mësohet se i arrestuari është Thimjo Irakli Ceka. Operacioni për kapjen e tij është zhvilluar nga Sektori i Krimeve të Rënda te Drejtorisë së Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme.

 





Lajmet e fundit nga