Kapen 53 klandestinë sirianë në kufirin e Malit të Zi
Në kufirin me Malin e Zi janë kapur ditën e sotme 53 klandes...
Kërkesa për emërtimin e një rruge me emrin e Slobodan Millosheviqit, në komunën e Ranillugut, është miratuar, “sipas procedurave të Kuvendit të kësaj komune” dhe tashmë pritet vetëm vendosja e tabelës që bartë këtë emër.
Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Sasha Alleksiq, kryesues i Kuvendit të Komunës së Ranillugut.
?Unë jam përfaqësues i pushtetit legjislativ. Në bazë të të gjitha normativave dhe në bazë të ligjeve – konkretisht, pasi që atje ekziston një rrugë me emrin Slobodan Milosheviq – i kemi udhëzuar këshillat e fshatit dhe këshilltarët që t?i bëjnë listat e rrugëve”.
“Ata i kanë dorëzuar ato lista dhe ne vetëm i kemi zbatuar procedurat e Kuvendit. Unë nuk kam kompetenca të drejtpërdrejta dhe as jo të drejtpërdrejta që të bëj presion mbi qytetarët. Unë vetëm e respektoj vullnetin e qytetarëve që më kanë sjellë në këtë vend?, tha Aleksiq.
Millosheviq ishte akuzuar nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për rolin e tij gjatë luftës në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë gjatë viteve të 90-ta.
Millosheviq është gjetur i vdekur në qendrën e paraburgimit në gjykatën e Hagës më 11 mars 2006.
Alleksiq thotë se e ka të qartë se emërtimi i rrugës me emrin eMillosheviqit mund të nxis reagime, por ai, siç thotë, “nuk mundi të bënte asgjë më shumë se sa ta zbatonte ligjin”.
Megjithatë, ai ka shpjeguar se miratimi i Kuvendit Komunal të Ranuillugut për emërtimin e rrugëve, nuk është hapi i fundit në këtë proces.
?Mund të ekzistojë një vendim i kryetarit, apo Ministrisë (së Administrimit të Pushtetit Lokal), për kthimin e kësaj çështjeje në procedurë të Kuvendit. Ekzistojnë mundësitë që kjo të hidhet poshtë. Ta zëmë që nesër mund të më vijë vendimi nga ministria për anulimin e këtij vendimi dhe unë si kryetar i Kuvendit të komunës, jam i obliguar që sërish ta kthej në shqyrtim?, theksoi Alleksiq.
Në anën tjetër, lidhur me vendimin që ka marrë Kuvendi i Komunës së Ranillugut, tashmë është në dijeni edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, thotë për Radion Evropa e Lirë, se këtë çështje tashmë e kanë diskutuar me kryetarin e kësaj komune, Gradimir Nikiq.
?Ne kemi biseduar me kryetarin e komunës dhe ai ka kërkuar që Kuvendi ta rishqyrtojë atë vendim, posaçërisht me theks për rrugën e kontestuar, e cila tanimë është bërë e njohur për mediet. Kështu që ne duhet të presim se si do të reagojë Kuvendi i Komunës, e më pas ne mund të ndërmarrim ndonjë veprim. Ne tash po i shqyrtojmë mundësitë tona?, tha Gecaj.
Edhe kryetari i komunës së Ranillugut, Gradimir Nikiq, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka konfirmuar se çështjen e emërtimit të rrugës me emrin e Slobodan Millosheviqit, e ka kthyer në kuvendin e kësaj komune për rishqyrtim.
?Unë nuk e shqyrtoj, por shqyrtimin e bën komuna dhe unë tashmë e kam kthyer, për shqyrtim të sërishëm në kuvend. Kështu që, askush nga ministria nuk mund të më kërkojë të bëj diçka, të cilën tashmë e kam bërë, madje para se të ngrihet kjo zhurmë?, theksoi Nikiq.
Ndryshe, Kuvendi Komunal i Ranillugut udhëhiqet nga përfaqësues të Listës Serbe.
Vetë komuna ndërkaq është krijuar gjatë procesit të decentralizimit të pushtetit qendror, të paraparë me planin e Marti Ahtisaarit, në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës.
Në kufirin me Malin e Zi janë kapur ditën e sotme 53 klandes...
Një person në Burrel nuk pranon të dalë nga zyra e zv.kryeta...
Deputeti i Partisë Kristian Demokrate, Mark Frroku, ka përfu...
Kur bashkohen dy nga këngëtarët më në zë, John Legend dhe br...
Kryeministri Edi Rama reagoi ashpër pas daljes nga Gjykata e...
Presidenti rus, Vladimir Putin zbardhi planin e tij për anek...
Çmimet e konsumit pësuan një rritje të lehtë në muajin shkur...
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj vizitoi ditën e hënë, DSH...
Reshjet e ditëve të fundit kanë dhënë pasojat e para dhe qyt...
Për një orë deputeti i Partisë Demokratike Mhill Fufi ka dës...
Ministrat e financave do të diskutojnë planet e Athinës për ...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ia ka kujtuar Japonisë ne...
Një përpjekje rekord për të fluturuar rreth botës në një aer...
Policia e Peruxhias ka bërë me dije arrestimin e shtetasit ...
Autoritetet italiane kanë arrestuar sot në Peruxhia një nga...
Ministri i Mjedisit Lefter Koka priti sot në një takim ambas...
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka pritur sot në një taki...
Përpjekjet për thyerjen e rekordit të fluturimit rreth botës...
Kur Oscar Wilde vdiq në vitin 1900, trashëgimia e tij letrar...
Pas dhunës së ushtuar dje në spitalin Rajonal të Vlorës ndaj...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...