web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eurozona pritet të hedhë poshtë marrëveshjen e reformës greke

9 Mars 2015, 12:01, Aktualitet CNA

Ministrat e financave do të diskutojnë planet e Athinës për goditje në evazion fiskal dhe reformimin e financave të vendit, si dhe përpjekjet për të bërë pagesat prej 350 milion euro ndaj FMN-së këtë javë.

Kreditorët e Greqisë kanë paralajmëruar vendin se planet e saj për reforma janë të pamjaftueshme për të nxjerrë burimin jetik të fondeve që i duhen për të qëndruar likuid deri në verë.
Përpara një takimi të ministrave të financave të Evropës sot, presideni i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem tha një plani prej gjashtë pikash i paraqitur nga Athina të premten ishte ?larg nga të qenit i plotë?.

?Grekët e dine shumë mirë së këto pikat nuk janë të mjaftuëshme?, shtoi z Dijsselbloem.
Ministri i financave Yanis Varoufakis dërgoi një listë prej 11-faqesh, si projekt-propozim drejt Eurogrupit të premten, duke përfshirë edhe planet për të luftuar evazionin fiskal, duke përdorur studentët, turistët.

Kundërshtimi ndaj Greqisë vjen pasi vendi po përballet me një tjetër afat vendimtar për Pagesa e borxhit këtë javë. Pagesa e rradhës ështe 350 milion ? për FMN-në këtë të premte, në mes të një klime të përkeqësimit të të ardhurave nga taksat dhe zhvendosja e kapitalit nga bankat e saj.
Lista e qeverisë greke do të shqyrtohet nga ministrat e financave të EU në Bruksel sot’ shkruan The telegraph

monitor.al





Lajmet e fundit nga