web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministri Koka pret në takim ambasadorin e SHBA-së

9 Mars 2015, 11:06, Aktualitet CNA

 

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e SHBA-së , Donald Lu. Gjatë takimit me njëri-tjetrin, Ministri Koka u shpreh se vetëm në dy vitet e fundit u bë e mundur që mjedisi të kishte vëmendjen e merituar.

Mësohet se Koka i ka thënë ambasadorit Lu se Shqipëria ka një popull vital e punëtor por politika e ka shfrytëzuar atë për qëllimet e saj.

Nga krahu tjetër, ambasadori Lu është shprehur se vendi ka një rini të mrekullueshme që i duhet lënë trashëgimi një mjedis sa më të pastër.





Lajmet e fundit nga