web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundon dëshmia/ Frroku: Nuk kam dijeni për ngjarjen

9 Mars 2015, 13:07, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Kristian Demokrate, Mark Frroku, ka përfunduar dëshminë e e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Pasi ka lënë ambientet e prokurorisë, Frroku ka deklaruar se ka mbajtur të njëjtin qëndrim si më parë, duke dëshmuar se nuk është në dijeni të asnjë tentative për vrasje. Ndërkohe, mendohet se Tom Doshi ka lënë ambientet e prokurorisë pa deklaruar asgjë.

Sipas të dhënave, dyshohet se gjatë dëshmisë ka pasur debate mes Frrokut dhe Doshit, në prani të të akuzuarit si porositës të vrasjes Durim Bami.

 





Lajmet e fundit nga