web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Statistikat/ 10 në 1000 gra me tumor gjiri në Shqipëri

9 Mars 2015, 12:29, Aktualitet CNA

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj vizitoi ditën e hënë, DSHP-në e Kuçovës, për të ndjekur nga afër rezultatet e aktivitetit të ofrimit të shërbimeve të ekzaminimit mamografik të gjirit, nëpërmjet njësive të lëvizshme të mamografisë.

?Ky shërbim i ofruar nga njësitë e lëvizshme të mamografisë, është në përputhje me angazhimet e programit të qeverisë për vëmendje të shtuar ndaj sëmundjeve tumorale, duke ofruar më shumë mundësi për diagnostikim të hershëm?, u shpreh ministri Beqaj.

Nga të dhënat e disa analizave paraprake rezulton se më shumë se 10 në 1000 gra të ekzaminuara përfundon në një diagnozë tumori të gjirit

Ndërkaq,  përfshirja e grave në ekzaminime në vendin tonë ka qenë më e lartë se vitet e kaluara.

 

 





Lajmet e fundit nga