web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trafikonte lëndë plasëse, pranga punonjësit të Uzinës së Mjekësit

7 Mars 2015, 14:42, Aktualitet CNA

Policia Ushtarake e Uzinës të Mjekësit dhe ajo e qytetit të Elbasanit kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Fatmir Lushaj, 53 vjeç, me detyrë supervizor në Uzinën e Mjekësisë. I arrestuari  trafikonte muncionet e ushtrisë. Lushaj i lindur në Vlorë dhe banues në lagjen ?Luigj Gurakuqi? në Elbasan, kishte përgjegjësinë për demontimin e lëndëve plasëse.

Fatmir Lushaj akuzohet për veprat penale ?trafikimi i lëndëve plasëse dhe eksplozivëve?, ?mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve?, si dhe ?vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën?.

53-vjeçarit Lushaj iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 800 copë kapsolla plasëse detonatorë elektrikë dhe 600 copë kapsolla plasëse detonatorë me fitil.
Gjithashtu pas kontrollti të banesës së tij, u gjetën 400 copë të tjera kapsolla plasëse detonatorë elektrike. Në total u sekuestruan 1200 kapsolla plasëse detonatorë elektrike dhe 600 copë kapsolla plasëse detonatorë me fitil.





Lajmet e fundit nga