web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Raporti i riskut botëror/ Premçi: Shqipëria më e ekspozuar ndaj fatkeqësive natyrore

7 Mars 2015, 14:38, Aktualitet CNA

Shqipëria  rezulton të jetë vendi me i ekspozuar në Europë nga katastrofat natyrore për vitin 2014. Raporti i Riskut Botëror e rendit Shqipërinë në vendin e parë në Europë dhe në vendin e 37 mes 171 vendeve  të botës, për fatkeqësitë natyrore, apo për pasojat ekonomike që shkaktohen nga to.

?Raporti i riskut botëror të vitit 2014, i botuar rishtazi nga universitetet e Kombeve të Bashkuara, institutet për mjedisin dhe sigurinë njerëzore, i cili ka përllogaritur indeksin e riskut në fatkeqësitë natyrore për vitin 2014 në 171 vende të botës, bazuar në ekspozimin ndaj fatkeqësive dhe cënueshmërinë pre tyre, si dhe mundësive për të reaguar ndaj fatkeqësive, e ka renditur Shqipërinë në vendin e parë më të rrezikuar në Europë dhe të 37-in në botë?, tha Shemsi Premçi.

Këto deklarata kanë ardhur gjatë konferencës së ?Menaxhimi i emergjencave civile në Shqipëri?, në të cilën kanë qenë të pranishëm, ekspertë, akademikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.





Lajmet e fundit nga