Harrison Ford në gjendje kritike/ Rrëzohet me avionin privat
Aktori i njohur, Harrison Ford, është në gjendje kritike pas...
Në takimin dy ditor të ministrave të Jashtëm të BE-së në Riga u arrit zgjerimi i kompetencave të OSBE-së në zonën e konfliktit në Ukrainë. Në Riga u debatua edhe për partneritetin lindor të Bashkimit Europian.
Zgjerimi i misionit të BE-së dhe i kompetencave të saj në rajonin e konfliktit në Ukrainë u përshëndet në takimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian në Riga si një lajm i mirë dhe konstruktiv. Numri i vëzhguesve të OSBE-së duhet të rritet nga 500 në 1000 vetë, krahas kësaj OSBE do të pajiset me mundësitë e duhura teknike dhe ekspertë për të vlerësuar pamjet satelitore nga rajoni i krizës. Një vlerësim i rëndësishëm ky për të verifikuar nëse armët e transportuara janë në largësinë e duhur nga zona e luftimeve apo janë të magazinuara në depo të reja në afërsi.
Moska lëshon rrugë
Me ujditë e fundit bëhet e mundur që OSBE të marrë më shumë kompetenca në drejtim të kontrollimit të tërheqjes së armëve të rënda. OSBE do të kontrollojë tani edhe se ku transportohen materialet e luftës. Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier të shtunën në kuadër të takimit të ministrave të Jashtëm. Steinmeier, citojnë agjencitë e lajmeve, është shprehur se ka biseduar me ministrin e Jashtëm rus, Lavrov, i cili i ka premtuar se do ta mbështesë këtë plan. ?Duke pasur parasysh nevojën për përmirësimin e gjendjes, ky është një hap shumë i rëndësishëm?, vlerëson Steinmeier.
Pozitivisht u vlerësua në Riga edhe fakti që Moska ka premtuar se do të ndikojë për garantimin e aksesit të pakufizuar në zonat e kontrolluara nga separatistët. Në përfundim të takimit të ministrave të Jashtëm në Riga, Steinmeier tha se Rusia ka premtuar edhe lëvizjen e lirë të vëzhguesve ndërkombëtarë. Ministri i Jashtëm lituanez Linas Linkevicius i ka konsideruar “një hap në drejtimin e duhur” arritjet e takimit të ministrave të Jashtëm në Riga. Edhe homologu nga Luksemburgu Jean Asselborn u shpreh me tone pozitive dhe e konsideroi hap përpara ujdinë në Riga. Nëse do të vazhdohet të ecet në drejtimin e duhur, atëherë mund të mendohet edhe për zbutjen e sanksioneve ndaj Rusisë, tha Asselborn.
Krisje për sanksionet
Por në Riga nuk pati vetëm ujdi, por edhe përplasje. Ujdia europiane në çështjen e sanksioneve kundër Rusisë po bëhet gjithnjë e më e vështirë në BE. Sanksionet ekonomike duhet të zgjaten në korrik, ndërkohë që në Riga, e ngarkuara e BE-së për politikën e jashtme, Federica Mogherini është shprehur se ?nuk ka për të qenë e lehtë?. Në takimin e dyditor të ministrave të Jashtëm u bënë të qarta krisjet në fasadën europianë të unitetit kundër Rusisë.
Partneritet lindor me Rusinë?
Në sfondin e konfliktit me Ukrainën, BE po rishqyrton strategjinë e saj drejt lindjes. Do të angazhohet më shumë Rusia kur kërkohen marrëdhënie më të ngushta me BE-në? Disa shtete europiane janë pro kësaj strategjie. Aktualisht Bashkimi Europian po rishikon planet në lidhje me partneritetin me ish-republikat sovjetike të Moldavisë dhe Gjeorgjisë.
Në ditën e dytë të takimit të ministrave të Jashtëm në kryeqytetin letonez, Riga të shtunën, janë bërë propozime për samitin e BE-së për Partneritetin Lindor në maj, ku në fokus do të jetë strategjia europiane për marrëdhëniet me lindjen. Aty pritet një intensifikim i bashkëpunimit me fqinjët lindorë të Bashkimit Europian.
Por BE duhet tani të sigurojë se Partneriteti Lindor nuk do të vendosë linja të reja ndarëse në Europë, komentoi ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, planet e BE-së. Për këtë arsye është e nevojshme që në këto bisedime të jetë e përfshirë edhe Rusia. Partneriteti Lindor nuk duhet të kthehet në ?një test ndarës për vende si Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia?. Ato duhet të vazhdojnë të kenë kontakte të ngushta ekonomike me Rusinë. Që nga shpërthimi i konfliktit në Ukrainë politika e partneritetit e BE-së është vendosur në shënjestër të kritikave. Afrimi i qeverisë në Kiev me BE-së konsiderohet si një nga arsyet e shpërthimit të luftës qytetare. Moska është kritike ndaj afrimit të Ukrainës me BE dhe mbështet separatistët në lindjen e Ukrainës.
Aktori i njohur, Harrison Ford, është në gjendje kritike pas...
Aktori i njohur, Harrison Ford, është në gjendje kritike pas...
Një shishe me verë është gjetur në bordin e një anijeje të L...
Koha e keqe që ka përfshirë gadishullin e Italian, duke sjel...
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21.50, në aksin rrugor Shkoder-...
Pasi që fitoi Çmimin Nobel, Albert Kamy (Albert Camus) mendo...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku si pasoj...
Shtator 1941. Azia është në rrëmujë. Kina është në mesin e l...
Mirë mo mirë Gëzuar ! Falemnderit për urimet !Por po ta din...
21 oficerë të FLO u çertifikuan sot në Akademinë e Sigurisë ...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit AKU në bashkëpunim me Drejtor...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit AKU në bashkëpunim me Drejtor...
Pak minuta më parë, nga qyteti i Durrësit është njoftuar se ...
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Bruno Pëllumbi me a...
Ish-Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali, dha dorëheqjen...
Mitropolia në Korçë ka reaguar pas ngjarjes në Katedralen e ...
Vini re në këto foto ndryshin brenda dy viteve të Elisa Spir...
Emigrantët e mirëpresin nismën e re për t’i përmbledhur e un...
Rusia ka ndaluar dy të dyshuar për vrasjen e udhëheqësit të ...
Policia e Vlorës ka raportuar se një makinë ka dalë nga rrug...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...