web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çertifikohen 21 oficerë të Forcave të Lëvizshme Operacionale

7 Mars 2015, 20:11, Aktualitet CNA

21 oficerë të FLO u çertifikuan sot në Akademinë e Sigurisë për ?Trainer? të Punonjësve të Policisë të Focave të Lëvizshme Operacionale në Policinë e Shtetit. Në ceremoni ishte i pranishëm Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Mema si dhe Drejtori i FLO Niko Brahimaj.

Për një muaj në Akademinë e Sigurisë u trajnuan 25 oficerë të zgjedhur të FLO. Nga këta, 21 prej tyre u çertifikuan pasi kaluan me sukses modulet e trajnimit të përcaktuara dhe miratuara për trainer. Këta oficerë të kualifikuar për trainer, do të trajnojnë punonjësit e Policisë të FLO, për kurse të specializuara për FLO, sipas programit të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.





Lajmet e fundit nga