web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Falsifikonte datat e produkteve, arrestohet administratorja e "Infood"

7 Mars 2015, 20:09, Aktualitet CNA

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit AKU në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor kanë bërë të mundur arrestimin e shtetases Anxhelina Kukaj. Mësohet se ajo ishte administratore e firmës “Infoof” dhe falsifikonte datat e produkteve ushqimore. Bëhet me dije se janë sekuestruar 500 koli  djathë dhe produkte të tjera ushqimore të skaduara. Sipas policisë produkteve iu ndryshohej data e skadencës dhe më pas hidheshin në treg për shitje.





Lajmet e fundit nga