web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Unioni i Gazetarëve: Të mbrohet jeta e gazetarit Artan Hoxha

3 Mars 2015, 21:09, Aktualitet CNA

Unioni i Gazetareve Shqiptare ka deklaruar se shteti dhe drejtesia shqiptare duhet te zbulojne dhe ndeshkojne kercenuesit e gazetarit Artan Hoxha.

Deklarata e plote e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë:

“Shteti dhe drejtesia shqiptare te zbulojne dhe ndeshkojne kercenuesit e gazetarit Artan Hoxha. Te garantohet pacenueshmeria e kolegut. Cmojme kurajon dhe guximin profesional te gazetarit investigativ.

Unioni i Gazetareve Shqiptare eshte i tronditur nga mesazhi kercenues drejtuar gazetarit dhe drejtuesit te emisionit investigativ “Xhungel”, Artan Hoxha, i cili u publikua sot. Na befason guximi dhe kurajua e krimit per t’i bere sfide kercenimi nje gazetari te afirmuar si Artan Hoxha. Shprehim solidaritetin e fuqishem me kolegun dhe familjen e tij dhe kerkojme nga te gjitha institucionet e linjes dhe organet e drejtesise te identifikojne, kapin dhe ndeshkojne autorin apo autoret e ketij mesazhi mafioz drejtuar kolegut tone dhe familjes se tij.
UGSH u ben thirrje autoriteteve te larta shteterore te nderhyjne energjikisht dhe me efektivitet per identifikimin sa me pare dhe ndalimin e autoreve. Te mbrohet me cdo kusht e drejta e cdo gazetari dhe liria e medias be vend. Gazetarit dhe familjes se tij i shprehim mbeshtetjen e plote per solidaritet, perkrahje dhe inkurajim.”





Lajmet e fundit nga