web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tiranë/ Grabitet një market nga 3 persona, marrin xhiron ditore

3 Mars 2015, 19:02, Aktualitet CNA

Tre persona të armatosur kanë grabitur mbrëmjen e sotme një supermarket në Kamëz. Mësohet se grabitësit kanë marrë xhiron ditore të supermarketit dhe janë larguar nga Valiasi drejt Laknasit duke vrapuar. Blutë dyshojnë se grabitësit kanë përdorur armë zjarri për të kërcënuar punonjësit e supermarketit.  Bëhet me dije se forcat e policisë janë vënë në kërkim të autorëve të grabitjes.





Lajmet e fundit nga