Rama takon sot banorët e Zvërnecit/ Zbardhen detaje
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një ta...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një ta...
Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvilloi sot, nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, mbledhjen plenare, e cila nisi me vazhdimin e shqyrtimit të kërkesës së Ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të ish- gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, aktualisht gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, A.J. Pas diskutimeve, Këshilli vendosi të miratojë propozimin e Ministrit të Drejtësisë, për t?i dhënë masën disiplinore ?Vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra?, gjyqtarit A.J, njoftoi sot KLD.
Më tej, thekson KLD, mbledhja vijoi me kërkesën e Ministrit të Drejtësisë për shqyrtimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, O. A, por anëtarët e KLD-së rrëzuan propozimin e Ministrit të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit O.A. Një nga anëtarët e KLD-së, propozoi masën disiplinore të ?Vërejtjes me paralajmërim për shkarkim nga detyra? për gjyqtarin Osman Aliu. e cila u votua nga Këshilli.
Më tej anëtarët e Këshillit shqyrtuan propozimin e Ministrit të Drejtësisë për dhënie mase disiplinore ndaj gjyqtares të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, P.F. Edhe në këtë rast, Këshilli vendosi të rrëzojë kërkesën e Ministrit të Drejtësisë për masën disiplinore ?Vërejtje me paralajmërim? për gjyqtaren P.F. Pas kësaj vendimmarrje, nuk u propozua asnjë masë tjetër disiplinore për gjyqtaren P.F.
Gjithashtu, Këshilli shqyrtoi propozimin e Ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtares P.A. Këshilli vendosi edhe në këtë rast të rrëzojë propozimin e Ministrit të Drejtësisë për dhënien e masën disiplinore ?Vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra? për gjyqtaren P.A. Pas rrëzimi tët kësaj vendimmarrje, nuk u propozua asnjë masë tjetër disiplinore për gjyqtaren P.A.
Në vijim të mbledhjes, Këshilli vendosi edhe për çështje të tjera të parashikuara në rendin e ditës si: Miratimi i studimit vlerësues mbi ngarkesën e punës në Gjykatën Administrative të Apelit, përgatitur nga grupi i punës së ngritur për këtë qëllim. Miratimi i ?Planit mbi inspektimin tematik të gjykatave për çështjet e dhunës në familje?. Miratimi i ?Planit mbi inspektimin tematik të gjykatave administrative? përgatitur nga Inspektorati i KLD.
Anëtarët e KLD-së diskutuan edhe mbi zbatimin e vendimit nr. 4, datë 13.10.2014 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë për rishqyrtimin e kërkesës për procedimin disiplinor të Ministrit të Drejtësisë, ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, A.Ç.
Më tej Këshilli miratoi kërkesën e Ministrit të Drejtësisë për shpalljen publike të një vendi vakant për gjyqtarë, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si dhe kërkesën e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës për miratimin e listave të gjyqtarëve që kanë aplikuar për pjesëmarrje në formimin vazhdues, viti akademik 2014-2015.
Këshilli, përcaktoi kalendarin e analizave vjetore të veprimtarisë së gjykatave për vitin 2014, nëpër gjykata të rretheve gjyqësore, të shkallës të parë dhe apelit si dhe përcaktoi pjesëmarrës në secilën prej tyre të përfaqësuesve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Mbledhja vijoi me zgjedhjen e 3 (tre) anëtarëve të Komisionit për të Verifikuar Mbarimin Para Kohe të Mandatit të Anëtarit, parashikuar në ndryshimet më të fundit që i janë bërë, ligjit nr. 8811/2001 ?Për organizimin dhe funksionimin e KLD-së?. Pas procesit të votimit, anëtarë të këtij Komisioni u zgjodhën Artan Broci, Dritan Caka dhe Albana Shtylla.
Në përputhje me rendin e ditës, anëtarët e Këshillit diskutuan mbi organizimin e Konferencës së 10-të, të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave për Gjyqësorin nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Gjithashtu, Këshilli, shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, për vitet 2007-2009, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 ?Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve?. Pasi shqyrtoi ankimet përkatëse, Këshilli miratoi aktet e Vlerësimit për 20 (njëzet) gjyqtarët:
1. Klodiana Gjyzari, Rrethi Gjyqësor Vlorë.
2. Albert Spiro, Rrethi Gjyqësor Vlorë.
3. Artan Gjermeni, Rrethi Gjyqësor Tiranë.
4. Rezarta Mataj, Rrethi Gjyqësor Tiranë.
5. Eda Kaja, Rrethi Gjyqësor Durrës.
6. Merita Xhani, Rrethi Gjyqësor Durrës.
7. Enerjeta Deraj, Administrative Shkalla e Parë Tiranë.
8. Zihni Shahu, Rrethi Gjyqësor Elbasan.
9. Durim Hasa, Rrethi Gjyqësor Berat.
10. Arben Mullaj, Rrethi Gjyqësor Tiranë.
11. Elda Vrioni, Administrative Shkalla e Parë Tiranë.
12. Mimoza Margjeka, Rrethi Gjyqësor Durrës.
13. Drita Veliu, Rrethi Gjyqësor Kukës.
14. Taulant Banushi, Rrethi Gjyqësor Fier.
15. Roland Hysi, Rrethi Gjyqësor Fier.
16. Adelina Zarka, Rrethi Gjyqësor Fier.
17. Alfred Gjoni, Rrethi Gjyqësor Kurbin.
18. Luan Dervishi, Apeli Shkodër.
19. Arta Llazari, Rrethi Gjyqësor Shkodër/Këshilltare në Gjykatën Kushtetuese.
20. Pëllumb Zaimi, Rrethi Gjyqësor Berat.
Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.
Tani që çmimet e Oscars kanë ardhur në fund dhe kinematë ...
“Nje firme pa asgje marreveshje me Kishën Orthodhokse të Shq...
Nga Arben Berisha Shpesh here j’u kam terhequr vemendjen pe...
Gazetari investigativ i News 24, Artan Hoxha ka deklaruar se...
Gazetari investigativ i News 24, Artan Hoxha ka deklaruar se...
Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho ka deklaruar s...
Durim Bami, personi i arrestuar nga policia lidhur me çështj...
Durim Bami, personi i arrestuar nga policia lidhur me çështj...
Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Oriela Nebiaj, ka dekl...
Policia e Korçës ka arrestuar shtetasin Kledian Hamzallarin,...
Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin ka deklaruar se në Shqipër...
Pavarësisht se kreu i LSI-së Meta e vë theksin e deklarimeve...
Tre persona të armatosur kanë grabitur mbrëmjen e sotme një ...
Drejtori I një muzeumi në një kamp të kohës së Stalinit, njo...
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Andrea Memollari, 1...
Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Oriela Nebiaj, ka dekl...
Policia e Korçës ka arrestuar shtetasin Kledian Hamzallarin,...
Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda ka reaguar përm...
Gazetari i njohur Artan Hoxha ka deklaruar se ditët e fundit...
Ndërkohë që flitet për personin që do të kryente vrasjet e T...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...