web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Rama-Meta skenar për eleminimin e Tom Doshit

3 Mars 2015, 13:03, Aktualitet CNA

Në një prononcim për mediat, ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se akuza më e rëndë për Ilir Metën është ajo e porositjes së vrasjeve.

Sipas Berishës është e patolerueshme që numri dy i qeverisë të kryejë akte të tilla. Ai tha se ?peshku i qelbur? kishte pesë muaj që vinte erë por tani erdhi koha që të shpërthente. Berisha ngriti pyetjen se pse Meta zgjodhi eliminimin e Doshit nga PS dhe Fufit nga PD.

Ai shtoi se marrëdhënia Rama-Doshi filloi problemet e saj pas emërimeve, duke e kthyer Doshin në njeriun më problematik të PS-së. Ndërsa për eliminimin e deputetit Mhill Fufi, Berisha tha se porositja është bërë për arsye primitive. Në fund Berisha nënvizoi se Kryeministri Rama, nëse nuk është porositësi i krimit, është miratuesi i saj.





Lajmet e fundit nga