web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vajzat e bukura nuk hanë!

1 Mars 2015, 10:04, Aktualitet CNA

Një adoleshente, e cila ka vuajtur nga anoreksia pasi u fiksua pas fotove nga ?Thinspiration? në Instagram, ka treguar se si përdorimi i mediave sociale  e çoi atë drejt vetëvrasjes duke mos ngrënë bukë. India Edmonds, 17 vjeçe ka  zhvilluar një çrregullim të të ushqyerit në moshën 14  vjeçe, pasi u  fiksua duke e  krahasuar veten me modele  të famshme si Cara Delevingne dhe Alexa Chung, ashtu si fëmijët dhe adoleshentët e tjerë anoreksik.

Investigimi është publikuar nga Mirror Online, e cila zbuloi se si  fëmijët edhe të moshës 10 vjeç  komunikojnë fshehurazi nëpërmjet faqes, ndajnë  këshilla si të humbasin peshë dhe rrinë pa ngrënë për ditë të tëra, pa dijeninë e prindërve të tyre. India ishte vetëm 14 vjeçe kur ajo  u fut në Instagram dhe filloi  ta përdorur atë për të gjetur atë që  njihet si ?thinspiration? ? imazhet e femrave tepër të dobëta që përdoren për të frymëzuar ata që duan të bien në peshë.

Përmes një diete të rreptë, India ndoqi një regjim rraskapitës, i cili përfshinte tre orë në palestër dhe pishinë. Pas gjashtë muajsh të diet dhe duke marrë këshilla nga vuajtës të tjerë në Instagram, India përfundoi duke u kthyer në kockë e lëkurë. Ajo  humbi ndjenjat në shtëpi dhe nëna e saj e çoi në spital. India kaloi shtatë muaj në spital nga marsi i viti 2013  deri  ne shtator 2013,  tre muaj prej të cilëve ajo ishte e detyruar të ushqehej përmes një tubi. Investigimi i Mirror zbuloi se janë qindra fëmijë në botë,  të cilët përdorin Instagramin  për të ndarë këshill  pro-anoreksike duke iu shpëtuar syrit të të rriturve.

 





Lajmet e fundit nga