web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Turqi/Ndërron jetë romancieri Yasar Kemal, përkthyer në 40 gjuhë

1 Mars 2015, 08:46, Aktualitet CNA

Novelisti i njohur turk, Yasar Kemal, i konsideruar si një nga shkrimtarët më të mirë të Turqisë, ndërroi jetë në moshën 91 vjeçare,
Librat e tij janë përkthyer në 40 gjuhë të botës.

Kemal ka qenë kurd etnik, i lindur në një fshat të pjesës juglindore të Turqisë, vetëm pak javë pas themelimit të Republikës Turke, mbi hirin e Perandorisë Osmane.
Siç shkruan agjencia e lajmeve Reuters, tragjedia e ka prekur jetën e novelistit turk qysh në fëmijëri të tij.
Ai thuhet se ka qenë dëshmitar i vdekjes së babait të tij në duart e një jetimi që familja e kishte adoptuar.
Kjo i ka shërbyer si bazë për romanin e tij ?Salman the Solitary?, i publikuar në vitin 1980.
I njohur për qasjen e tij lirike, Kemal ka ndihmuar në zhvillimin e asaj që quhet ?novela fshatare?.

Ai dikur ka qenë edhe anëtar i Partisë Marksiste të kurdëve dhe shpesh herë është arrestuar për aktivitetet e tij politike.





Lajmet e fundit nga