Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Kur mendoni për bimët mjekuese, sigurisht që i pari që ju shkon në mendje është kamomili. Kamomili në vendin tonë është bimë e përhapur ndërsa çaji i kamomilit është padyshim një nga pijet e preferuara.
Ekzistojnë disa lloje të kamomilit, ndërsa më shëruesi është kamomili romak dhe ai gjerman. Tek ne më shumë përdoret kamomili gjerman, i cili i ka rrënjët nga Evropa dhe Azia Veriperëndimore. Për shkak të vetive shëruese, kamomili është nderuar në Egjiptin e lashtë mbi të gjitha bimët e tjera. Fisniket egjiptiane i kanë përdorur petalet e kamomilit për përgatitjen e preparateve të ndryshme për bukuri.
Mjekët grekë e kanë përshkruar atë për ethe dhe sëmundjet e femrave. Kamomili është një nga “nëntë bimët e shenjta” në manuskriptin e lashtë anglo-sakson “Lacnunga”
Efekti shërues i kamomilit
Aplikimi i kamomilit është i gjerë, nga përkujdesja për bukuri e deri në problemet më serioze. Kamomili ka këto veprime:
– Kundër spazmave
– Antiinflamator
– Antialergjik
– Antiseptik
– Qetësues
– Si stimulues për tretje
– Si analgjetik i butë
– Kundër dhimbjeve menstruale
– Relakson muskujt
– Trajton lëkurën problematike
– Përmirëson funksionin e mëlçisë
– Forcon flokët
Studimet kanë treguar se, për shkak të veprimit të tij antiinflamator, kamomili mund të jetë efektiv kundër stafilokokut dhe kandidës. Studimet gjermane të vitit 1987 kanë dëshmuar se kremi me kamomil e përshpejton shërimin e plagëve.
Një tjetër studim gjerman për kamomilin dhe katër bimë të tjera ka konstatuar se kamomili është efektiv kundër dhimbjeve të barkut, ulcerave, spazmave gastrointestinale dhe problemet inflamatore si artriti.
Lulet e bimës përmbajnë disa komponentë organikë, të cilët i lehtësojnë dhimbjet menstruale. Komponenti epigeninë nga kamomili ka një efekt qetësues.
Nëse kamomilin e përvëloni me ujë të nxehtë, lirohet një komponent, i cili lehtëson simptomat e alergjive nga bari, astmës dhe ulcerave dhe vepron në mënyrë antialergjike dhe kundër temperaturës. Inhalimi i avullit të kamomilit e përshpejton shërimin e etheve dhe kongjestionit të hundës.
Antioksidantët nga kamomili e mbrojnë lëkurën nga rrezatimi UV. Kamomili përmban levemenol i cili mund ta përmirësojë strukturën e lëkurës dhe t’i reduktojë rrudhat nga ndotja, stresi dhe dielli. Gjithashtu ndihmon tek aknet, iritimet e ndryshme, skuqjet dhe problemet e tjera të lëkurës sidomos plagët me qelb. Banjat me kamomil i forcojnë flokët, e parandalojnë rënien e tyre, u japin atyre një ngjyrë më të ndritshme dhe një shkëlqim të bukur të artë.
Për kamomilin thonë se e ringjall çdo kopsht, dhe madje edhe bimët e sëmura. Prandaj, mos e shkulni kamomilin nga kopshti juaj, por më mirë mbilleni atë. Kamomili preferon tokën e butë. Mbilleni atë në vjeshtë apo pranverë, ndërsa lulet mblidhen në qershor, në mëngjes pas vesës – përndryshe do të nxihen shpejtë. Kamomilin thajeni në hije.
Nga kamomili mund të bëni losione, kompresa, fasha, vaj, çaje dhe banja.
Çaji i kamomilit
Në një filxhan vendosni 1-2 lugë të plotë të lules së kamomilit dhe në to hidhni 2.5 dl ujë të vluar, përzieni shpejt, mbuloni dhe lëreni të qëndrojë për së paku gjysmë ore. Pas kësaj, kullojeni dhe e pini. Kamomili kurrë nuk duhet të zihet, por vetëm të vlohet (t’i hidhni ujë të nxehtë dhe të lihet të qëndrojë).
Ndodh rrallë, por alergjia në kamomil është e mundshme, sidomos nëse personi është tashmë alergjik ndaj ndonjë prej bimëve të familjes Asteraceae.
Herbalisti i famshëm Maurice Mességué këshillon ta shmangni kamomilin në qoftë se merren produkte të tjera në bazë të arrës dhe kininës. Gjithashtu mos merrni kamomil në qoftë se jeni duke përdorur produkte homeopatike sepse kamomili e bllokon absorbimin e tyre. Përndryshe, kamomili mund të pihet çdo ditë për shkak se nuk ka efekte anësore.
Çaji prej kamomili rekomandohet për personat që vuajnë nga çrregullimet e stomakut, spazmat, sëmundjet e fshikëzës, dhimbjet menstruale, diarreja dhe dhimbjet në zorrë.
Kompresat nga kamomili
Mbi një lugë të madhe me kamomil derdhni 1/4 litër ujë të vluar, lëreni të qëndrojë për pak kohë, kullojeni dhe nga kjo krijoni kompresa të ngrohta.
Kompresat nga kamomili përdoren për ta ulur temperaturën, për qarqet e errëta nën sy dhe infeksionet e syrit si dhe për shërimin e shpejtë të plagëve.
Banja nga kamomili
Në 100 gramë kamomil derdhni një litër ujë të vluar. Kullojeni dhe holloni me 30 litra unë të ngrohtë. Kjo banjë është e shkëlqyeshme për kapsllëk, pezmatim të fshikëzës, problemet e stomakut dhe hemorroidet, shkruan Koha Ditore.
Vaji i kamomilit
Enën 1 litërshe mbusheni me lulet e kamomilit dhe në të derdhni 1 litër të vajit esencial (p.sh. të ullirit). Lëreni të qëndrojë për dy javë, pastaj kulloni në një shishe qelqi, mbylleni dhe lëreni të qëndrojë në një vend të errët. Vaji mund të përdoret për një kohë të gjatë – nuk ka ndonjë kufizim për kohëzgjatjen e terapisë. Vaji i kamomilit ka efekt të shkëlqyeshëm në reumatizëm, dhimbje të nyjave dhe temperaturë.
Për shkak të efektit qetësues rekomandohet edhe për bronkit dhe astmë. Me këtë vaj mund të trajtohen ndryshimet në lëkurë, të tilla si inflamacioni dhe alergjia. Ndihmon edhe tek puçrrat e fytyrës dhe aknet.
Bimën e kamomilit me të drejtë e quajnë mbretëresha e bimëve. Shfrytëzoni efektin e saj shërues dhe afrojani vetes një shërim natyror!
“Fëmijëri” do të ishte një term më i mirë për ata që janë në...
Një robot mjekësor, i pajisur me disa krahë, ka kryer operac...
Do të njiheni tani me qenin më sportiv në botë. Duo Duo, ky ...
Njihuni me një 70- vjeçar, i cili e lejon gruan e tij t’ia r...
Kërcimi nga lartësitë – Bungee-Jumping të garanton një mbido...
Kortizoliti është një hormon i rëndësishëm i stresit dhe pro...
Hormoni melatonin rregullon ritmin biologjik të natës e ditë...
Për qarkullimin e sheqerit në gjak është përgjegjëse insulin...
Është hormoni Somatotropin, ai që i ndihmon fëmijët të rrite...
Është hormoni i seksualitetit, testosteroni ai që i bën burr...
Bëj sport ose ha çokollatë! Ja dy mundësi për të rritur nive...
Të duket sikur fluturon, ke dridhje në trup, tensioni rritet...
Për të kuptuar më mirë se për se bëhet fjalë, është e nevojs...
Hu Huiyuan vuan nga paraliza cerebrale, e cila e bën të ball...
Njeriu, i cili renditet i dyti në botë për koeficientin e in...
Të gjesh të duhurin është një detyrë e vështirë. Një grua nu...
Një 25-vjeçar që është shumë i apasionuar pas fitnesit thotë...
Kjo praktikë ka ekzistuar për më shumë se dy dekada, dhe më ...
Milka Trnina ishte një yll në Evropë dhe Amerikën e Veriut n...
Fotografimi me rreze X ka zbuluar se në fytin e një bebeje g...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...