web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pesë pallto të lehta për këtë vjeshtë

5 Shtator 2024, 14:58, Trending CNA

Pesë pallto të lehta për këtë vjeshtë

Është koha për të studiuar palltot që do të veshim në muajt në vijim.

Mos imagjinoni dizajne 'të rënda' si puferat dhe xhaketat e pellushit, pasi në trend janë xhaketa më të lehta për orët e mbrëmjes që mund të kombinohen me fustane, bluza dhe këmisha.

Disa të tilla po i listojmë më poshtë.

Xhaketa e lëkurës

Një xhaketë lëkure është një nga veshjet më të gjithanshme që mund të keni në gardërobën tuaj. Është perfekte për motin paksa të ftohtë të vjeshtës dhe shkon mirë me trikotazhet, një bluzë të thjeshtë të bardhë dhe xhinse ose një fustan maxi.

Pesë pallto të lehta për këtë vjeshtë

Xhaketa e shkurtër

Këtë vjeshtë i veshim me xhinse dhe këpucë me taka. Janë të përshtatshme për veshjet në zyra apo edhe për ato të shëtitjeve të pasdites dhe të darkave të mbrëmjes.

Pesë pallto të lehta për këtë vjeshtë

Xhaketa xhins

Një xhaketë xhins është perfekte për vjeshtë. Trendi xhins mbi xhins vazhdon të qëndrojë edhe këtë sezon, pasi ato janë casual, nostalgjikë dhe plot referenca të viteve të mëparshme.

Pesë pallto të lehta për këtë vjeshtë

Xhaketat barn

Xhaketat barn janë kthyer me zhurmë dhe me shumë versione të ndryshme. Kryesisht dominojnë ata vintage.

Pesë pallto të lehta për këtë vjeshtë

Palltot stil fustan

Përveç një look-u të përjetshëm dhe elegant, palltot bazohen në prakticitetin. Në trend janë ato me jaka, kapuçë të shkëputshëm, materiale të papërshkueshme nga uji. Palltot stil fustan, të gjata dhe të gjëra do ju shoqërojnë gjatë vjeshtës./ CNA

Pesë pallto të lehta për këtë vjeshtë





Lajmet e fundit nga