web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Misioni i NASA-s kap pamjet unike, Toka fshihet pas Hënës

20 Prill 2026, 14:20, Tech CNA

Ekuipazhi i misionit “ARTEMIS II” pati mundësinë të shijonte imazhe unike, përveç atyre nga ana e errët e Hënës. Gjatë udhëtimit të tyre, astronautët maerikanë shijuan një eklips diellor, si dhe një “përkulje të tokës”, ekuivalentin e një perëndimi dielli, por me Tokën që po fundoset ngadalë pas Hënës.

Imazhet u postuan në internet nga Reed Wiseman, komandanti i misionit të njohur të NASA-s. 

“Si të shikosh perëndimin e diellit në plazh, por nga vendi më i largët në univers. Nuk munda t’i rezistoja një videoje me celularin tim. Mund ta dëgjosh shkrepësen e Nikon, ndërsa Christina Koch vazhdon të shkrepë dhe të kapë këto foto të pabesueshme të perëndimit të Tokës përmes lentes 400 mm. Victor Glover ishte në dritaren 3 duke parë me Jeremy Hansen pranë tij”,-shkruan komandanti në një postim në rrjetet sociale. 

Ky filmim është i pamontuar, pa asnjë ndryshim dhe me një zmadhim "8x", i cili është mjaft i krahasueshëm me shikimin e syrit të njeriut./CNA 





Lajmet e fundit nga