web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në ekuipazhin e misionit Artemis II/ Ja kush është gruaja e parë që udhëtoi rreth Hënës

8 Prill 2026, 22:42, Tech CNA

Në ekuipazhin e misionit Artemis II/ Ja kush është gruaja e

Christina Koch, një astronaute e ekupiazhit të misionit Artemis II nga NASA ishte një nga katër personat që udhëtuan më larg nga Toka sesa çdo qenie tjetër njerëzore ka udhëtuar ndonjëherë, duke u bërë edhe gruaja e parë që u bë pjesë e udhëtimit rreth Hënës.

47-vjeçarja tashmë ka hapur një rrugë për përfshirjen e grave në misionet në hapësirë.

Në vitin 2019, ajo vendosi rekordin për fluturimin më të gjatë hapësinor nga një grua, me një total prej 328 ditësh në hapësirë. Po atë vit, ajo ishte pjesë e udhëtimit të parë hapësinor tërësisht femërore dhe që atëherë ajo ka bërë edhe dy udhëtime të tjera.

Koch mishëron një frymë zbulimi shkencor, eksplorimi dhe aventure. Pikat kryesore shkencore nga misionet e saj përfshijnë"bërjen e robotikës për përmirësimet e Spektrometrit Magnetik Alfa, rritjen e kristaleve të proteinave për kërkime farmaceutike dhe testimin e printerëve biologjikë 3D në mikrogravitet. Përpara se të eksploronte hapësirën, ajo eksploroi botën.

E lindur në Grand Rapids, Michigan dhe e rritur në Jacksonville, të shtetit amerikan të Karolinës së Veriut, Christina Koch mori diploma në inxhinieri elektrike dhe fizikë dhe studioi jashtë vendit në Universitetin e Ganës.

Përpara se të bëhej zyrtarisht astronaute në vitin 2013, ajo ishte inxhiniere elektrike për NASA-n dhe bashkëpunëtore kërkimore për Programin Antarktik të Shteteve të Bashkuara, qëndroi për një vit në Stacionin Admunsen-Scott të Polit Jugor të Antarktidës. Përveç Antarktidës, ajo ka punuar në të gjithë globin nga Alaska në Samoa./CNA





Lajmet e fundit nga