web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ U largua nga Kukësi, La Torre firmos me skuadrën tjetër shqiptare

12 Janar 2024, 11:31, Sport CNA

Tashmë edhe zyrtarisht Sebastian la Torre është futbollisti më i ri i Flamurtarit. Sulmuesi prezantohet ditën e sotme nga skuadra vlonjate.

Drejtuesit e skuadrës kuqezi dhe Kukësi kanë arritur mes tyre marrëveshjen për huazimin e La Torres, i cili do të mbajë veshur fanellën e Flamurtarit deri në fund të sezonit. Vlonjatët kërkojnë ngjitjen në Superiore për sezonin e ardhshëm dhe peruani është një vlerë e shtuar për stafin e ekipit të Kategorisë së Parë.

"Sebastián La Torre eshte zyrtarisht i futbollist Flamurtari Football Club .

Flamurtari F.C dhe KF Kukesi kane arritur mareveshjen per huazimin e sulmuesit La Torre deri ne fund te sezonit futbollistik .

2023 – 2024 KF Kukesi  ( Shqiperi )

Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C”, kanë shkruar kuqezinjtë.





Lajmet e fundit nga